Aktualitet

Sherri i mësueseve te “Çajupi”, Boçi: Pse nuk reagove? Kushi: Është rast i rëndë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:36 - 13/10/21 |
Opi Nion

Sherri i ndodhur para 2 ditësh mes 2 mësueseve të shkollës “Andon Zako Çajupi” ku u përfshinë dhe të afërmit e tyre është ngritur si shqetësim sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Ka qenë deputeti i PD, Luçiano Boçi, i cili në seancën dëgjimore me ministren Evis Kushi ka patur përplasje me të dhe i ka kërkuar të përgjigjet për faktin se pse nuk reagoi për situatën.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi:  Pse nuk reaguat? Ngjarje e rëndë e ndodhur këto ditë përplasja mes 2 mësueseve në shkollën “Çajupi” ku u përfshinë dhe familjarët me armë e plagosje. Ju nuk reaguat. Ngjarja ka impaktuar në të gjithë sistemin arsimor në lidhje me pozicionin e figurës së mësuesit. Mësuesi nuk do  shihet më me syrin e dikurshëm apo to pak respekte që i kishin mbetur atij. Pse nuk pati reagim nga ju? Unë mendoj se duhet të kishit çuar ekipin e psikologëve sidomos për mësuesit në konflikt por edhe për nxënësit. Meqë keni dyfishuar trajtimin psikosocial, dua një program për nxënësit për traumat gjatë pandemisë.

Ministrja Kushi: Rasti u verifikua dhe u respektua hierarkia e institucioneve. Zyra arsimore ka bërë një reagim dhe ka marrë masë ndaj dy mësuesve. u përdor një kohë e caktuar për ta verifikuar ngjarjen me policinë. Sepse jo gjithmonë lajmet në media janë 100% të vërteta. Jo me një të rënë të lapsit mund të hiqet mësuesja. Ne e verifikuam me policinë dhe gjykuam që mësueset të pezullohen dhe më pas të shkarkohen. Respektojmë institucionet. Ka hierarki, struktura që janë të parashikuara për të ndërmarrë veprime. Dhe trajtimin psikologjik po e bëjmë, kemi ngritur një grup pune. Uroj të mos ndodhin ngjarje të tilla, është shumë e rëndë. E kuptoj dhe për prindërit është shqetësim i lartë, ndonëse nuk ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës është shumë e rëndë./Opinion.al

Pas