Kryesore

Gjashtë persona të lënduar pas kundërshtimit të aksionit policor në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:43 - 13/10/21 |
Opi Nion

Të mërkurën, më 13 tetor qytetarët në veri të Kosovës po kundërshtojnë një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.

Sipas drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, Zllatan Ellek gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë kundërshtuar aksionin policor.

Ai nuk specifikoi për çfarë lëndimesh bëhet fjalë sepse sipas tij, “pacientët janë në fazën e diagnostikimit”.

“Lëndimet janë shkaktuar nga bombat zhurmuese, ata aktualisht janë në departamentin e pranimit në kirurgji. Ekzaminimi është duke u zhvilluar, që do të thotë lëndime nga bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës”, tha Ellek për Radion Evropa e Lirë.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë, që gjenden në Mitrovicën e Veriut po raportojnë se në këtë komunë gjatë gjithë kohës po dëgjohen sirenat e kamionëve të zjarrfikësve dhe autoabulancave. Qytetarët thonë se në orët e mëngjesit nisën të dëgjoheshin edhe sirena e emergjencave në këtë komunë.

Policia e Kosovës u vendosën edhe para farmacive në veri.

Gaz lotsjellës është hedhur në drejtim të qytetarëve, për t’i shpërndarë ata pasi ishin nisur drejt policisë.

Në Mitrovicë të Veriut turmat janë shpërndarë, ndërkaq aksioni i Policisë vazhdoi edhe në Zveçan. Aktualisht, në Mitrovicë të Veriut, situata raportohet të jetë e qetë.

Edhe në këtë komunë Policia ka reaguar me gaz lotsjellës pasi qytetarët në Zveçan hodhën në drejtim të forcave të rendit gjësende të forta.

Ndërkohë, në Mitrovicën e Veriut, në afërsi të “Lagjes së Boshnjakëve” janë vendosur kamionët në njërën nga rrugët kryesore që lidhin pjesën jugore me atë verirore të qytetit.

Aksioni policor, që ende po vazhdon është shtrirë në lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës, tha Policia përmes një njoftimi për media.

Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit dhe po vazhdon vendi dhe deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Bahtiri apelon për qetësi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, përmes një shkrimi në Facebook, u ka bërë ftesë qytetarëve të Mitrovicës që të ruajnë qetësinë dhe maturinë dhe “të mos bien në grackën e strukturave kriminale serbe në komunën e veriut”.

“Vetëm duke i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe Policinë e Kosovës, mund t’i shërbejnë shtetit tonë”, ka shkruar Bahtiri.

Ai ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kujdeset për sigurinë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në komunën veriore të Mitrovicës.

Në këtë aksion, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës është e përfshirë edhe Dogana e Kosovës, ndërkaq policia ka shpërndarë disa fotografi të mallrave të sekuestruara, ku vërehen që janë mallra ushqimore./REL

Pas