Kronikë

Sherr në një lokal në Maliq, plagosen me thikë 2 persona



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:17 - 28/06/22 |
Opi Nion

Dy persona kanë plagosur me thikë njëri-tjetrin gjatë një konflikti të çastit në Maliq. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal këtë të martë rreth orës 17:10 në fshatin Bregas. Bëhet me dije se një nga të plagosurit, B. P., 40 vjeç, u transportua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sakaq personi tjetër 35-vjeçari me inicialet G. M.,ka marrë lëndime të lehta dhe aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

“Më datë 28.06.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në fshatin Bregas, Maliq, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës me njëri-tjetrin, shtetasit G. M., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Bregas dhe B. P., 40 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi G. M., me dëmtime më të lehta trupore, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Pas