Bota

Macron: Kremlini nuk mund dhe s’duhet ta fitojë luftën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:47 - 28/06/22 |
Opi Nion

Rusia “nuk mund dhe nuk duhet ta fitojë” luftën në Ukrainë dhe fuqitë perëndimore do ta mbështesin Kievin për aq kohë sa të jetë e nevojshme, tha sot presidenti francez Emmanuel Macron.

Duke folur në fund të samitit të G7, Macron tha në një konferencë shtypi se ishte e qartë se Moska tani kishte objektivin e vetëm që të përpiqej të detyronte Ukrainën të dorëzohej.

“Unë me të vërtetë shpresoj se fundi (i konfliktit) mund të arrihet deri në fund të vitit, me një siguri dhe një dëshirë, që është se Rusia nuk mund dhe nuk duhet të fitojë,”-tha lideri francez.

Macron përsëriti gjithashtu se ata që kishin kryer krime lufte duhet të mbanin përgjegjësi.

Ai shtoi: “Mbështetja jonë për Ukrainën dhe sanksionet tona kundër Rusisë do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe me intensitetin e nevojshëm në ditët dhe javët e ardhshme”./Opinion.al

Pas