Kronikë

Emri/Eksploziv makinës së drejtoreshës, policia jep detaje: RENEA shpërtheu pakon



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:45 - 28/06/22 |
Opi Nion

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me lëndën plasëse që u gjet sot poshtë makinës së drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Shkodër (OSHKSH).

Uniformat blu informojnë se eksplozivi ishte në mjetin e Suida Kukës, ku u konstatua një pako e mbyllur.

Sipas policisë, njësia antieksploziv i RENEA-s bëri shpërthimin e kontrolluar të pakos dhe brenda saj rezultoi se kishte lëndë eksplozive.

Ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Në vijim të informacionit paraprak për një pako të dyshimtë që u konstatua në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në afërsi të një mjeti “Range Rover”, në pronësi të shtetases S. K., banuese në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër, ju informojmë se:

Në vendin ku u konstatua pakoja e mbyllur erdhi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të pakos, brenda së cilës rezultoi se kishte lëndë eksplozive.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”,-njofton policia./Opinion.al

Pas