Bota

Lavrov: Furnizimi me armë i Ukrainës nga perëndimorët vetëm e zgjat luftën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:22 - 28/06/22 |
Opi Nion

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka paralajmëruar se sa më shumë armë që vendet perëndimore të dërgojnë në Ukrainë aq më shumë do të zgjasë konflikti.

Duke folur në një konferencë shtypi gjatë një vizite në Turkmenistan sot, zoti Lavrov tha gjithashtu se nuk ishte Rusia ajo që sulmoi qendrën tregtare në qytetin ukrainas të Kremenchuk dje.

Ai shtoi se qendra tregtare ishte bosh në kohën kur një zjarr ndodhi si rezultat i goditjes në një depo armësh që mbante armët perëndimore pranë qendrës tregtare.

Më herët u raportua se 36 persona rezultojnë të zhdukur pasi qendra tregtare në Kremenchuk u shkatërrua nga një sulm me raketa.

Të paktën 18 persona u vranë në sulm dhe dhjetëra të tjerë u plagosën./Opinion.al

Pas