Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, një person i plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:04 - 07/09/21 |
Opi Nion

Një person ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme në kryeqytet.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Ndër të tjera mësohet se konflikti mes palëve ndodhi rreth orës 15:45, në rrugën “Konferenca e Pezës”.

Sipas policisë ka dyshime që shtetasi me inicialet G. V., ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin G.B., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë shpallja në kërkim e shtetasit G. V dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas