Bota

Talibanët shpallin qeverinë e re, kush është udhëheqësi i Afganistanit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:10 - 07/09/21 |
Opi Nion

Talibanët kanë shpallur ditën e sotme qeverinë e re të Aganistanit.

Mësohet se ata kanë njoftuar emrat e disa ministrave në detyrë të kabinetit qeveritar. Sipas mediave të huaja Mullah Mohammad Hasan Akhund u emërua si udhëheqës i qeverisë së re.

Abdul Ghani Baradar do të jetë nënkryetar dhe Sirajuddin Haqqani është emëruar si ministër i Brendshëm.

Talibanët, të cilët erdhën në pushtet muajin e kaluar, pritej të shpallnin një qeveri që kur evakuimi i udhëhequr nga SHBA përfundoi në fund të gushtit. Ata kanë premtuar një qeveri “gjithëpërfshirëse” që përfaqëson përbërjen komplekse etnike të Afganistanit – megjithëse gratë nuk ka gjasa të përfshihen në nivelet e larta./Opinion.al

Pas