Bota

Sherr me grushta në studio televizive, deputeti dhe truproja rrahin gazetarin 



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:38 - 08/08/22 |
Opi Nion

Pamje të pazakonta janë regjistruar gjatë një emisioni televiziv në kanalin TV100 në Turqi.

Debati mes të ftuarve u agravua ndërsa një deputet dhe truproja e tij rrahën me grushte gazetarin.

Ngjarja e paprecedentë ndodhi mbrëmjen e së shtunës kur në kanalin TV100 ku po diskutohej për çështjen e pavarësisë së gjyqësorit në Turqi, dhe të ardhmen politike të liderit të burgosur kurd Selahettin Demirtas, si dhe Osman Kavala, i cili po mbahet gjithashtu në burg pa një akuzë konkrete.

“Policia dhe shteti na përkasin neve”, tha deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike Kemal Enginhurt. Gazetari Latif Simsek i tha të ndalonte dhe në atë moment deputeti nacionalist iu drejtua me një ton kërcënues gazetarit.

Siç shfaqet dhe nga pamjet filmike, pasi u përplasën të dy, u shfaq edhe truproja e deputetit dhe së bashku nisën ta rrahin gazetarin. Ndërsa, moderatorja dhe persona të tjerë të stafit përpiqen të qetësojnë situatën dhe të parandalojnë përshkallëzimin e saj.

Ndërkohë, për shkak të situatës së tensionuar, emisioni u ndërpre dhe rifilloi pas 20 minutash, me prezantuesin dhe drejtuesit e televizionit që kërkuan falje./Opinion.al

 

Pas