Bota

Zelensky: Ukraina braktis bisedimet nëse Rusia mban referendum në zonat e pushtuara



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:08 - 08/08/22 |
Opi Nion

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se nëse Moska mban referendume në zonat e pushtuara të vendit të tij për bashkimin me Rusinë, nuk mund të ketë bisedime me Ukrainën apo aleatët e saj ndërkombëtarë.

Zelensky përsëriti qëndrimin e Ukrainës se po qëndron fort në pozicionin e saj për të mos i dhënë asnjë territor Rusisë.

“Nëse pushtuesit vazhdojnë rrugën e pseudo-referendumeve, ata do të mbyllin çdo shans për bisedime me Ukrainën dhe botën e lirë, të cilat qartë do t’i duhen palës ruse në një moment”, tha ai.

Trupat ruse dhe separatistët e mbështetur nga Moska tani kontrollojnë sipërfaqe të mëdha territori në rajonin Donbas të Ukrainës lindore dhe në zonat jugore.

Zyrtarët e mbështetur nga Rusia në të dyja zonat kanë ngritur mundësinë e mbajtjes së referendumeve për bashkimin me Rusinë.

Pas