Ndërsa reshje të dendura shiu kanë prekur sot të gjithë territorin e vendit, njëkohësisht janë shënuar edhe reshjet e para të dëborës për këtë dimër. Është pikërisht zona e Qafë Thores ku ka rënë edhe bora e parë, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se atje temperatura shënon 4 gradë Celsius.
“Këtë vit dëbora e parë filloi në Qafë Thore ku temperatura shënon 4 °C. Qarkullimi kryhet pa probleme mjetet dhe punëtorët janë në terren, në gadishmëri për çdo situatë”, shkruhet në një postim të ARRSH në Facebook./Opinion.al