Aktualitet

3 familje të evakuara, Peleshi: Kemi disa dhjetëra hektarë nën ujë, nuk ka ujë në banesa



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:44 - 20/11/22 |
Opi Nion

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka informuar mbi situatën e krijuar në vend për shkak të reshjeve. Fillimisht në Gjadër e më pas në Shkodër, Peleshit tha se deri më tani ka pasur vetëm 3 familje të evakuara, ndërsa në në Bërdicë, Forcat e Armatosura po ndihmojnë me mjete kalueshmërinë në rrugë.

“Të gjitha bashkitë, të paktën bashkitë në zonat me reshje intensive gjatë këtyre ditëve kanë bërë një punë shumë të mirë me kanalet kulluese. Shohim që sapo bie intensiteti i reshjeve uji kullon dhe i liron ato zonat e pushtuar nga uji që në këtë njësi administrative të Dajçit kemi disa dhjetëra hektarë nën ujë, por kur ra intensiteti i reshjeve, ato u liruan menjëherë.  Gjithsesi Forcat e Armatosura janë në dispozicion edhe me mjete edhe me njerëz për të ndihmuar banorët nëse do të ketë nevojë për evakuim apo kur ka kalueshmëri të vështirësuar. Kemi patur vetëm tre evakuime për informacion të publikut. Tre evakuime në njësinë Malësi e Madhe për shkak të daljes nga shtrati të Përroit të Rrjollit dhe në Bërdicë Forcat e Armatosura po ndihmojnë me mjetet e tyre kalueshmërinë. Nuk ka ujë në banesa, nuk ka nevojë për evakuim, por kalueshmëria është vështirësuar dhe për këtë arsye po i ndihmojmë. Jemi në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Peleshi.

Kujtojmë se parashikimet e motit flasin për reshje deri ditën e enjte, veçanërisht në zonat veriore të vendit./Opinion.al

 

Pas