Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shembja e Prestige Resort,Noka:Provë e marrëzisë së Ramës,por edhe fundit të tij qesharak

2022/12/04 at 4:49 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shembja e Prestige Resort,Noka:Provë e marrëzisë së Ramës,por edhe fundit të tij qesharak

Sekretari i Përgjithsëhm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas shembjes me tritol nga ana e IKMT të godinës 7 katëshe të Prestige Resort në Golem ditën e sotme.


Përmes një deklarate për mediat, Noka u shpreh se me këtë veprim Rama i ka dhënë një goditje të rëndë sektorit mediatik dhe komunitetit të biznesit.

Ndër të tjera, Flamur Noka tha se shembja e resortit dy ditë para samitit BE-ballkani Perëndimor është provë e marrëzisë së kryeministri Edi Rama, por dhe e fundit të tij qesharak.

Sakaq, deputeti i PD-së i bëri thirrje qytetarëve që të dalin të protestojnë më 6 dhjetor.

“Hedhja në erë e një hoteli 7 katësh, pronë private me leje, e një kompanie që drejton një grup të madh mediatik kritik me qeverinë, dy ditë para Samitit të BE në Tiranë, është provë e marrëzisë së Edi Ramës, por edhe fundit të tij qesharak. Edhe pse mbeteshin vetëm pak orë para se gjykata Administrative të shprehej për anulimin ose jo të vendimit për shembjen, jeniçerët e qeverisë kanë shtypur butonin e tritolit. 30 milion euro investim është bërë hi para syve të miliona shqiptarëve. Qindra punonjës kanë humbur punën, rrogat dhe sigurinë për fëmijët dhe familjarët. Sektori mediatik është tkurrur dhe do t’i rikonsiderojë kritikat dhe linjat editoriale ndaj qeverisë. Komuniteti i biznesit është tulatur kur ka parë një investim madhor të përfundojë në det. Shqiptarët e mëdyshur, të ikin apo të rrinë në Shqipëri, kanë ‘votuar’ pro largimit. Shqiptarët e mbetur këtu, ashtu si në rastin e kompleksit Jon në Vlorë apo të Agon Channel në Tiranë, do ta paguajnë një më një faturën financiare që një gjykatë europiane do t’i lëshojë qeverisë shqiptare. Partia Demokratike i neverit dhe dënon me ashpërsi vendime dhe akte të tilla, që janë imitime të verbra dhune dhe frike ushtruar nga Talebanët në Afganistan. Ne i mëshojmë fort idesë se vlerat universale si e drejta e pronës, lirisë së shprehjes dhe qëndrimeve, apo dhe e drejta për t’u ankimuar dhe dëgjuar në gjykatë, janë të patjetërsueshme. Kur këto të drejta shkelen publikisht dhe përdhunisht, vendi dhe qytetarët e tij janë në rrezik. Sido që të jetë, dhuna qeveritare nuk na tremb dhe Edi Ramës do t’i përgjigjemi me forcën e së drejtës me drejtësinë e popullit dhe me mbështetjen e vlerave europiane. 6 dhjetori është dita, dhe Bulevardi është vendi për t’i thënë Stop kësaj bande, që barbarizmat i shet për forcë të ligjit dhe ligjin e përdor sipas dëshirës për të trembur kundështarët politikë dhe kritikët mediatikë. Një thirrje për ndërkombëtarët vlen sot dhe në çdo rast: Enver Hoxha kështu e nisi, duke goditur tregtarët dhe kundërshtarët politikë. Në fund, pasi e kishte pastruar treatrin e brendshëm, ai përzuri edhe ambasadat dhe diplomatët e huaj të padëshiruar. Eshte koha që t’i dalim para kësaj marrëzie. Eshte koha t’i dalim zot Shqipërisë! Nuk mund të jemi spektatorë të kantierit të një të marri, që dhunën e konsideron punë dhe ligjin hu dhe litar për ata që nuk i binden. Të bëhemi bashkë të martën dhe t’ia hedhim në erë iluzionin se ai mund të bëjë si dhe çfarë të dojë me Shqipërinë”, u shpreh Noka./Opinion.al



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Ndërtoi pa leje, Rama për dënimin e Mimoza Ahmetit: Pas këngëtarit, ja dhe një poete

Prestige Resort/ Rama: S’ka të bëjë me median, çdo 60 ditë kontroll ndaj ndërtimeve

Primaret/ Bozdo: Mbi 42 mijë votues deri në orën 15:00

Primaret/ Bozdo: Mbi 42 mijë votues deri në orën 15:00

Iran/ Protestuesit bëjnë thirrje për një grevë tre-ditore këtë javë

Iran/ Protestuesit bëjnë thirrje për një grevë tre-ditore këtë javë
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}