Aktualitet

Primaret/ Bozdo: Mbi 42 mijë votues deri në orën 15:00



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:13 - 04/12/22 |
Opi Nion

Që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm ka filluar procesi i primareve për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo bëri me dije se deri në orën 15:00 pjesëmarrja totale e simpatizantëve dhe anëtarëve të PD-së në Primaret që po zhvillohen në bashkitë e vendit në total është 42.365 persona.

Ai mes të tjerash bëri edhe thirrje për pjesëmarrje sa më të lartë në protestën që pritet të mbahet në 6 dhjetor ditën kur në Tiranë mblidhen liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Kemi marrë të gjitha masat për të qenë një protestë shembullore e jashtëzakonshme ku populli shqiptar do të dalë të protestojë si një popull europian. Sot vërtet kemi një ditë të mirë deri tani. Thirrje edhe një herë për të votuar por gjithashtu më lejoni të bëj thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e datës 6”- u shpreh Bozdo.

Votimet në Primare pritet të mbyllen në orën 18:00/Opinion.al

Pas