Aktualitet

Prestige Resort/ Rama: S’ka të bëjë me median, çdo 60 ditë kontroll ndaj ndërtimeve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:59 - 04/12/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shembjes me tritol nga ana e IKMT të godinës 7 katëshe të Prestige Resort në Golem këtë të dielë.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama sqaon se shembja e godinës 7 katëshe nuk ka të bëjë me median por me fundin e një babëzie ndërtimesh pa leje.

Sipas tij, pas këtij operacioni, asnjë ndërtues nuk do t’i bëjë dot karshillëk ligjit, ndërsa shton  se do të futet një normë e re ligjore dhe çdo 60 ditë do të ketë një kontroll të detyruar në lidhje me ndërtimet pa leje.

“Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi!Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë! Ky operacion i përfolur, përqeshur e anatemuar nga gjithë kundërshtarët tanë s’ka asnjë lidhje me median.Ka të bëjë vetëm me fundin e një historie mizerabël babëzie ndërtimesh në shkelje të ligjit për qëllime fitimi!Zor se ndonjë ndërtues do i bëjë dot karshillëk ligjit paskëtaj!Janë deri tani 15 vendime konfiskimi. Kjo e sotmja s’është e vetmja prishje, e në ndërkohë kontrollet po vazhdojnë. Do të futet një normë e re ligjore për kontrollin e detyruar sistematik (maksimumi çdo 60 ditë) të zbatimit të lejeve të ndërtimi.”, shkruan Edi Rama./Opinion.al

Pas