-U tha në Opinion

Shehaj:Unë kandidova për kryetar dhe nuk m’u vu në dispozicion lista e anëtarëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:33 - 11/11/21 |
el ida

Deputeti i PD Agron Shehaj tha mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” se arsyeja që emrat e firmëtarëve për kuvendin nuk bëhen publikë, është e lidhur me mosbesimin në strukturat e partisë.

Ndër të tjera, Shehaj tha se edhe kur ai ka kandiduar, lista e anëtarësisë nuk I është vënë në dispozicion.

“Kjo ka të bëjë me besimin, që firmëtarët nuk kanë besim tek strukturat e Partisë Demokratike, mungon besimi tek lidershipi i PD. Unë kam qenë kandidat për kryetar. Lista e anëtarëve nuk na është vënë kurrë në dispozicioin”, tha Shehaj. Ai shkoi më tej duke pohuar se pasi dorëzoi listën e komisionerëve ata filluan të tërhiqen duke lënë të kuptohet që janë kërcënuar apo shantazhuar nga strukturat.

“Ne dorëzuam listën e komisionerëve dhe sapo e dorëzuam filluan tërheqjet”, tha Shehaj./Opinion.al

Pas