Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shefi i futbollit spanjoll e puthi në buzë, sportisja: U ndjeva si viktimë e dhunës

2023/08/26 at 8:44 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shefi i futbollit spanjoll e puthi në buzë, sportisja: U ndjeva si viktimë e dhunës

Futbollistja e ekipit kombëtar të grave të Spanjës, Jennifer Hermoso, ka thënë të premten se u ndje sikur ishte sulmuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), Luis Rubiales, kur ai e puthi me forcë atë pas finales së Kupës së Botës.


“U ndjeva e cenuar dhe viktimë e një sulmi, një veprimi impulsiv dhe maskulinor; një veprimi të pavend me asnjë lloj pajtimi nga ana ime. Thjesht, unë s’u respektova”, tha Hermoso në një deklaratë në rrjetet sociale.

Veprimi i Rubiales ka shkaktuar polemika të mëdha në Spanjë dhe më gjerë, si dhe thirrje për dorëheqjen e tij.

Qeveria spanjolle ka nisur procedura ligjore ndaj 46-vjeçarit, ndërsa shtëpia e futbollit botëror, FIFA, ka nisur procedurë disiplinore ndaj tij.

Rubiales ka refuzuar të japë dorëheqje përballë presionit nga politikanët, lojtarët, sindikatat dhe Federata Botërore e Futbollit (FIFA) pasi puthi futbollisten në buzë pas fitores së Spanjës kundër Anglisë në Kupën e Botës fundjavën e kaluar.

Duke folur në një asamble urgjente të RFEF-së, Rubiales u ankua se “feministët e rremë” po “përpiqen të më vrasin”. Ai e përshkroi puthjen si një veprim “të lirë, të ndërsjellë dhe konsensual”.

“A do të më nxjerrë nga këtu një puthje konsensuale? Nuk do të jap dorëheqje. Do të luftoj deri në fund”, tha Rubiales, duke marrë duartrokitje nga audienca kryesisht e përbërë me burra.

Rubiales është kritikuar gjatë gjithë javës pas incidentit që ndodhi teksa lojtarëve po u jepeshin medaljet e tyre të arta, pas fitores në finalen e Kupës së Botës më 20 gusht.

Përderisa lojtarët kalonin, Rubiales e puthi në buzë futbollisten Hermoso, të cilës edhe ia kapi kokën me duar.

Refuzimi i tij për të dhënë dorëheqje dhe fjalimi i tij i zjarrtë në asamblenë urgjente të RFEF-së shkaktuan reagim të shpejtë nga politikanët.

 “Ajo që kemi parë sot në asamblenë e federatës është e papranueshme”, shkroi zëvendëskryeministrja e dytë e Spanjës, Yolanda Diaz, në rrjetin social X, të njohur më parë si Twitter.

“Qeveria duhet të veprojë dhe të marrë masa urgjente: mosndëshkimi për veprimet agresive maskuliniste ka marrë fund. Rubiales nuk mund të vazhdojë në detyrë”.

Këshilli i Lartë i Sportit i Spanjës (CSD) tha në fillim të javës se do të merrte masa ndaj Rubialesit nëse federata e futbollit nuk do ta bënte këtë.

Kritikat kulmuan me hapjen e procedurave disiplinore kundër tij nga FIFA më 24 gusht, pasi Hermoso tha në një deklaratë një ditë më parë se sindikata e saj po punonte për t’i mbrojtur interesat e saj dhe se akte të tilla nuk duhet “të mbeten kurrë pa u ndëshkuar”.

Rubiales fillimisht priti me zemërim kritikat ndaj tij, duke i përshkruar kritikët si “idiotë”. Por, më vonë, ai u tërhoq dhe e publikoi një video kërkim faljeje të regjistruar teksa po fluturonte nga Sidnei në Australi, ku u mbajt turneu i Kupës së Botës në kategorinë e vajzave.

Por, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez tha se kërkimfalja e Rubiales “nuk mjaftonte” e më vonë udhëheqësit rajonalë të RFEF –së mbajtën një takim urgjent në Madrid më 24 gusht për të diskutuar për të ardhmen e Rubialesit dhe opsionet për një pasardhës të mundshëm.

Spanja e mposhti Anglinë me rezultat 1:0 në finalen e Kupës së Botës, duke u bërë kampione botërore për herë të parë në botë./REL

Etiketa: futbollJennifer Hermosoputhjespanje


Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Zjarret në Hawaii, publikohet lista me 388 persona të zhdukur

Zjarret në Hawaii, publikohet lista me 388 persona të zhdukur

E zë poshtë ashensori i lokalit ku punonte, humb jetën tragjikisht 17-vjeçari në Sarandë

E zë poshtë ashensori i lokalit ku punonte, humb jetën tragjikisht 17-vjeçari në Sarandë

Foto e arrestimit të Donald Trumpit, imazh që hyn në historinë amerikane

Foto e arrestimit të Donald Trumpit, imazh që hyn në historinë amerikane
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}