Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shefat e Facebook dhe Twitter përgjigjen para Senatit për zgjedhjet

2020/11/17 at 6:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shefat e Facebook dhe Twitter përgjigjen para Senatit për zgjedhjet

Një panel i Senatit amerikan i ka thirrur në një dëgjim, shefat e Facebook-ut dhe Twitter-it për të shqyrtuar mënyrën se si ata e kanë menaxhuar dezinformimin në zgjedhjet presidenciale amerikane të mbajtura më 3 nëntor.


Por, senatorët janë thellësisht të ndarë në baza partiake, sa i përket integritetit dhe vetë rezultatit të zgjedhjeve. Sipas projektimeve që kanë bërë mediat kryesore amerikane, kandidati demokrat Joe Biden, ka mposhtur në zgjedhje presidentin aktual, Donald Trump.

Ky dëgjim është ftuar nga Komiteti Gjyqësor i Senatit, ku Mark Zuckerberg i Facebook-ut dhe Jack Dorsey i Twitter-it do të pyeten lidhur me veprimet e ndërmarra nga kompanitë e tyre në këto zgjedhje, që ishin ndër më të ngushtat në histori. Të dy udhëheqësit e rrjeteve sociale do të bëjnë prezantimin e tyre përmes videos, raporton AP.

Muajin e kaluar, Zuckerberg dhe Dorsey iu premtuan ligjvënësve amerikanë se do të mbikëqyrnin në mënyrë rigoroze platformat e tyre, që të mos lejonin manipulime nga qeveritë e huaja, apo që ato të përdoreshin për nxitje të dhunës për shkak të rezultatit zgjedhor. Në fakt, ata edhe vepruan kështu edhe me raste të profilit të lartë, duke e zemëruar presidentin Trump dhe mbështetësit e tij.

Twitter dhe Facebook kanë bashkangjitur emërtimin për dezinformatë në disa nga postimet e presidentit Trump, ku ai e cilësonte votimin me postë si mashtrim.

Të hënën, Twitter vendosi mbishkrimin ‘Burimet zyrtare kanë shpallur rezultatin e zgjedhjeve ndryshe” në një postim të presidentit Trump, ku ai proklamonte se :“Unë i kam fituar zgjedhjet”.

Facebook, dy ditë pas zgjedhjeve, mbylli një grup të madh të quajtur “Ndaloni vjedhjen”, të cilin po e shfrytëzonin mbështetësit e presidentit Trump për të organizuar protesta kundër numërimit të votave. Grupi me 350 mijë anëtarë, ngriste zërin për pretendimet e pabazuara të Trump për manipulim të votave, e ku kërkohej që ato të shpalleshin të pavlefshme.

Trump dhe republikanët i kanë akuzuar mediat sociale për anshmëri, duke pyetur se si është e mundur që këto kompani kanë fuqi që të filtrojnë fjalimet dhe idetë.

Edhe demokratët i kritikojnë ato, por për arsye të tjera.

Rezultati është se të dyja palët janë të interesuara që t’u heqin kompanive një pjesë të masave mbrojtëse që iu është dhënë atyre, si mbrojtje nga përgjegjësia ligjore, për atë se çka postojnë njerëzit në platformat e tyre.

Por, janë pikërisht këto masa që janë ndërmarrë nga këto kompani në zgjedhjet e fundit që do të dominojnë fokusin e dëgjimit të sotëm.

Shumica republikane në Komitetin e Gjyqësorit i ka kërcënuar me pasoja Zuckerbergun dhe Dorseyin gjatë muajit të kaluar, me përgjegjësi penale, nëse ata nuk pajtohen vullnetarisht që të dëshmojnë në dëgjimin e së martës.

Pavarësisht frikës për sigurinë e zgjedhjeve, ku kompanitë mediale u përgatitën për më të keqen, këto zgjedhje rezultuan të jenë më të sigurtat në historinë e SHBA-së, kanë thënë zyrtarë të të dyja partive, duke mohuar pretendimet e pabazuara për mashtrim nga presidenti Trump.

Facebook insiston se ka marrë mësim nga zgjedhjet e vitit 2016, dhe nuk është më platformë për dezinformata, shtypje të votuesve apo përçarje.

Nuk ka dëshmi se gjigantët e mediave sociale janë të njëanshme kundër lajmeve për konservativët, postimet apo materialet e tyre, apo që e favorizojnë njërën palë në debate.



Ju sugjerojmë

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
Bota

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

5 Korrik, 2026 8:54 pm
Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

5 Korrik, 2026 7:51 pm
Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

5 Korrik, 2026 7:45 pm
Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje
Aktualitet

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje

5 Korrik, 2026 5:55 pm
Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kryesore

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

5 Korrik, 2026 4:01 pm
Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

5 Korrik, 2026 1:11 pm
Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore
Kronikë

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

5 Korrik, 2026 12:07 pm
Para
A po i shfrytëzon politika shqiptare akuzat ndaj UÇK?

A po i shfrytëzon politika shqiptare akuzat ndaj UÇK?

Studimi: Shpëlarësit e gojës vrasin koronavirusin brenda 30 sekondave

Studimi: Shpëlarësit e gojës vrasin koronavirusin brenda 30 sekondave

Basha: Rama cicëron gënjeshtra ndërsa vendi po thyen rekorde infeksionesh

Basha: 60 shqiptarë vdiqën në një javë, Rama bën meme në Instagram
















TE FUNDIT

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
5 Korrik, 2026

Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit ne Peshtan. Operacioni i shuarjes se flakëve që nisi ne mesditë është mbyllur...

Lexo më shumë

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
5 Korrik, 2026

Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë zërat për një përçarje mes tij dhe Presidentit Donald Trump. “Nuk mendoj se ka ndonjë...

Lexo më shumë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
5 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë, në ditën e 36 të protestës. Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
5 Korrik, 2026

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë ditës së sotme u menaxhuan operacionet për përballimin e 16 vatrave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}