Te Fundit

SHBA vendi më i prekur në botë nga virusi, Teksasi në alarm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 29/06/20 |
el ida

Vendi më i prekur në botë nga koronavirusi mbetet SHBA-ja.

Sipas të dhënave të universitetit “John Hopkins”, shumë shtete amerikane kanë përjetuar rritje te rasteve gjatë ditëve të fundit, dhe sipas ekspertëve, janë pikërisht të rinjtë ata që po konsiderohen kryesisht si përgjegjës për përhapjen e virusit.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë pretendon se situata po stabilizohet në shumicën e vendit, autoritet në Teksas paralajmërojnë se përhapja e infektimeve ka marrë një kthesë të shpejtë dhe të rrezikshme.

“Përgjatë javëve të fundit, numri ditor i rasteve me koronavirus ka shkuar nga një mesatare prej 2 mijë të tillash, në 5 mijë” tha Greg Abbott, guvernator i Texas.

Kufizime janë rivendosur edhe në Teksas, Florida e Kalifornisë. Ndërkaq, Nju Jorku, dikur epiqendër e pandemisë, raportoi numrin më të ulët të vdekjeve që prej shpërthimit të krizës./Opinion.al

Pas