Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA thirrje Ivanov: Hiq dorë nga pezullimi i hetimeve për përgjimet

2016/04/14 at 9:56 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA thirrje Ivanov: Hiq dorë nga pezullimi i hetimeve për përgjimet

Uashingtoni i bëri thirrje të mërkurën presidentit të Maqedonisë George Ivanov të rishqyrtojë vendimin e tij për pezullimin e hetimeve ndaj skandalit të përgjimeve.


Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby tha se pezullimi i hetimeve do të mbronte zyrtarët e korruptuar dhe do t’i mohonte drejtësinë popullit të Maqedonisë.“Vendimi do të dëmtonte më tej shtetin ligjor, integritetin e institucioneve gjyqësore, si dhe besueshmërinë e përkushtimit të udhëheqësve maqedonas ndaj vlerave themelore të NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Të martën, në mënyrë të papritur, Presidenti Ivanov njoftoise kishte vendosur të ndërpriste hetimet për skandalin e përgjimeve duke thënë se synonte t’i jepte fund “agonisë politike në të cilën ndodhej vendi prej një viti”.

Opozita në Maqedoni, po proteston për të dytën ditë duke kërkuar dorëheqjen e presidentit.

Protestuesit u mbodhën të mërkurën në mbrëmje para zyrave të presidentit ku qëlluan, me vezë, gurë e mjete të tjera. Më pas, ata çanë kordonin e policisë dhe shkuan para parlamentit. Megjithatë, protestuesit nuk arritën të shkonin para selisë së partisë VMRO-DPMNE në pushtet.

Nga ana tjetër, një tjetër grup protesuesish, që besohet se janë përkrahës të partisë VMRO-DPMNE, u nis drejt selisë së Lidhjes Social Demokrate të opozitës, për të shprehur revoltën kundër drejtuesve opozitarë.

Vendimi i Presidentit Ivanov për të mbyllur hetimet, për një prej skandaleve politike më të rënda të këtij vendi, u kritikua me forcë edhe nga Bashkimi Evropian, që e quajti atë një veprim që bie në kundërshtim me shtetin ligjor.

Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një marrëveshje mes pozitës dhe opozitës pas skandalit të përgjimit. Skandali do të hetohej nga një prokuror i posaçëm dhe ish kryeministri Gruevski ra dakort që Maqedonia të zhvillojë zgjedhje të parakohshme, të cilat janë planifikuar për në qershor.

Parlamenti i vendit u shpërnda javën e kaluar, por opozita theksoi se do t’i bojkotojë zgjedhjet pasi nuk janë përmbushur kushtet për të cilat u ra dakort në marrëveshje që zgjedhjet të jenë të lira e të drejta.

Presidenti Ivanov është aleat i ish kryeministrit Gruevski i cili e mbështeti atë të zgjidhej në këtë post. /VOA



Ju sugjerojmë

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste
Bota

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

13 Korrik, 2026 4:32 pm
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump: SHBA duhet ta kontrollojë Hormuzin dhe të paguhet për të

13 Korrik, 2026 4:05 pm
Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin
Aktualitet

Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin

13 Korrik, 2026 4:03 pm
Izraeli mbështet bllokadën detare të Iranit nga Trump
Bota

Izraeli mban zgjedhje më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish

13 Korrik, 2026 2:47 pm
BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
Bota

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale

13 Korrik, 2026 2:45 pm
SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria
Kronikë

SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria

13 Korrik, 2026 2:39 pm
Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
Bota

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

13 Korrik, 2026 1:57 pm
PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik
Kryesore

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik

13 Korrik, 2026 1:39 pm
Para
Fyerjet në Parlament, përjashtohet Braçe dhe 3 deputetë të PD-së

Fyerjet në Parlament, përjashtohet Braçe dhe 3 deputetë të PD-së

Foto/ Serbia fushatë rekrutimet në ushtri: Rrezikohemi nga Ballkani!

Foto/ Serbia fushatë rekrutimet në ushtri: Rrezikohemi nga Ballkani!

Modelja seksi ndau burrin ministër nga gruaja, por vetë se fal tradhëtinë

Modelja seksi ndau burrin ministër nga gruaja, por vetë se fal tradhëtinë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
13 Korrik, 2026

Akuza vjen në ditën kur Parisi pret presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët e koalicionit të të ashtuquajturve “Të Vullnetshmit”...

Lexo më shumë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
13 Korrik, 2026

Gjykata e Posaçme ka kthyer për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili...

Lexo më shumë

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste
13 Korrik, 2026

Mbretëria e Bashkuar ka shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste. Në një deklaratë me shkrim...

Lexo më shumë

Trump: SHBA duhet ta kontrollojë Hormuzin dhe të paguhet për të

Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
13 Korrik, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se Shtetet e Bashkuara ndoshta do të merrnin nën kontroll Ngushticën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}