Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA shpreson për një zgjidhje, Kurti nuk pranon shtyrje të afatit për targat

2022/10/25 at 5:12 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA shpreson për një zgjidhje, Kurti nuk pranon shtyrje të afatit për targat

Kosova nuk ka pranuar thirrjet e ndërkombëtarëve për të shtyrë afatin e fundit për ndërrimin e targave.

Ka qenë vetë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ka deklaruar se 31 tetori është data e fundit për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjete me targa KM, PR e të ngjashme, t’i konvertojnë ato në “RKS”.

Kurti nënvizoi se këto masa nuk janë as hakmarrje dhe as urrejtje ndaj serbëve.

“Data e fundit është 31 tetori, kur të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjete me targa të stërvjetëruara KM, PR e të ngjashme, t’i konvertojnë ato në targa legjitime. Këto nuk janë masa kundër serbëve, përkundrazi këto janë masa për serbët që u ofrojnë lehtësime financiare dhe jemi të interesuar që të gjithë të jemi të barabartë”.

Këto deklarata të Kurtit erdhën pak orë pasi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, deklaroi se Uashingtoni shpreson që një marrëveshje për targat të arrihet së shpejti.

Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se si i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, por edhe sekretari i Shtetit, Antony Blinken, janë të angazhuar që Kosova dhe Serbia të zgjidhin mosmarrëveshjet.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun e BE-së. Ne do të vazhdojmë të jemi partner si për Kosovën, ashtu edhe Serbinë, me shpresën që ata mund ta zgjidhin këtë çështje në mënyrë paqësore gjatë ditëve në vijim”, tha Price.

Zëdhënësi i DASH-it përsëriti se SHBA-ja mbështet dialogun për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Mesazhi ynë ka qenë i qëndrueshëm. Ne mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Prandaj, i dërguari ynë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ishte në Prishtinë dhe Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, vetë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka qenë jashtëzakonisht i angazhuar në këtë çështje. Ai ka biseduar edhe me presidentin serb, Aleksandar] Vuçiq, edhe me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, më herët gjatë këtij muaji. Ai theksoi mbështetjen tonë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë që lehtësohet nga BE-ja. Ai i inkurajoi palët që të vazhdojnë angazhimin konstruktiv për të siguruar paqe dhe stabilitet në mbarë rajonin”, tha Price.

Ju sugjerojmë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat
Aktualitet

Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat

10 Korrik, 2025 9:14 pm
Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet
Aktualitet

Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

10 Korrik, 2025 9:09 pm
Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor

10 Korrik, 2025 8:54 pm
Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
Rajoni

Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

10 Korrik, 2025 8:50 pm
Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit
Bota

Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit

10 Korrik, 2025 8:23 pm
Para
Zbulohet emri i parë që do kandidojë në primaret e PD për Bashkinë e Tropojës

Zbulohet emri i parë që do kandidojë në primaret e PD për Bashkinë e Tropojës

Sfidat e kryeministrit të ri të Britanisë

Sfidat e kryeministrit të ri të Britanisë

Meloni konfirmon mbështetjen e saj për BE-në, NATO-n dhe Ukrainën

Meloni konfirmon mbështetjen e saj për BE-në, NATO-n dhe Ukrainën

TE FUNDIT

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
10 Korrik, 2025

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye në Tv Klan në një intervistë për emisionin “Opinion”....

Lexo më shumë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut...

Lexo më shumë

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me kohën që kaloi në burg për rreth 9 muaj...

Lexo më shumë

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' për një rrëfim lidhur me periudhën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com