Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sfidat e kryeministrit të ri të Britanisë

2022/10/25 at 5:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sfidat e kryeministrit të ri të Britanisë

Brenda një viti Britania ka kryeministrin e saj të tretë. Ai është Rishi Sunak, udhëheqësi i parë me ngjyrë i vendit. Tashmë para tij shtrohen sfida si zbutja e një krize ekonomike që ka lënë financat e vendit në një gjendje të pasigurt ndërsa miliona britanikë përballen me vështirësi për të paguar faturat e ushqimit dhe energjisë. Sot zoti Sunak u takua me mbretin Charles III në Buckingham Palace. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, vitet e kaosit politik kanë dëmtuar imazhin global të Britanisë.


Kryeministri i tretë i Britanisë në shtatë javë.

Mbretëria e Bashkuar është një vend i madh, por nuk ka dyshim se përballemi me një sfidë të thellë ekonomike. Tani kemi nevojë për stabilitet dhe unitet”, tha kryeministri i zgjedhur Rishi Sunak.

Analistët thonë se kryeministri i ri ka një përparësi kryesore.

“Garantim të ekuilibrit ekonomik, krijimin e besimit tek tregjet financiare ndërkombëtare se Britania është e qeverisur sërish në mënyrë të arsyeshme”, thotë Tony Travers në universitetin London School of Economics.

Zoti Sunak mbante detyrën e ministrit të financave nën ish-kryeministrin Boris Johnson – i cili u tërhoq nga kandidimi të dielën, pas një përpjekjeje të shkurtër për t’u rikthyer në detyrë. Liz Truss fitoi garën për të zëvendësuar zotin Johnson si kryeministër në shtator. Por ajo dha dorëheqjen javën e kaluar pasi planet e saj për uljen e taksave rritën kostot e huamarrjes së qeverisë.

Rishi Sunak – i cili humbi ndaj zonjës Truss në fushatën e mëparshme të udhëheqjes – fitoi mbështetjen e shumicës së ligjvënësve konservatorë të hënën, për të marrë përsipër rolin pa asnjë sfidë.

“Është vërtet konfuze. Dhe në skenën ndërkombëtare duket si një tallje e vlerave për të cilat Britania qëndronte”, thotë Quentin Peel me organizatën Chatham House.

Shumë britanikë thonë se duan stabilitet.

“Ne duhet ta rregullojmë këtë situatë. Jemi me të vërtetë në vështirësi. Nëse shikoni të gjithë shtypin e huaj rreth nesh, po na tallën”, thotë Keith Dargue, banor i Londrës.

“Do të doja që një qeveri e qetë të drejtonte vendin pas Brexit, pas një epidemie COVID dhe me kërcënimin e shpërbërjes së Mbretërisë së Bashkuar”, thotë Duncan Wood, një tjetër banor i Londrës.

Në gjashtë vitet që nga referendumi për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, Britania ka pasur pesë kryeministra.

“Gjatë muajve të fundit të trazirave politike duket qartë se, ka thelbi ka qënë vendimi i Brexitit. Ky fakt është errësuar sepse COVID-i dhe lufta në Ukrainë u bënë grabitësit e mëdhenj të titujve të lajmeve. Largimi nga Bashkimi Evropian ka dëmtuar realisht ekonominë britanike”, thotë Quentin Peel me organizatën Chatham House.

Britania është e dyta pas Shteteve të Bashkuara në nivelin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Vazhdimi i kësaj ndihme është çelësi për rivendosjen e imazhit global të Britanisë, argumenton analisti Peel.

“Të mbështesim Ukrainën dhe t’i japim të gjithë ndihmën që mundemi për të siguruar që ata të mos e humbin këtë luftë me Rusinë. Së dyti, do të thoja se duhet të përmirësojmë marrëdhëniet me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian”.

Me inflacion mbi 10 për qind – dhe ekonominë që parashikohet të rrëshqasë në recesion – muaji politik i mjaltit për kryeministrin Sunak ka të ngjarë të jetë i shkurtër./ VOA

 



Ju sugjerojmë

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër
Kronikë

Tjetërsimi i pronave, arrestohet nga policia zëvendësdrejtori i Kadastrës në Dibër

8 Korrik, 2026 1:44 pm
Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim
Aktualitet

Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Rutte, Trump asnjë reagim

8 Korrik, 2026 1:00 pm
Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar
Sport

Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar

8 Korrik, 2026 12:50 pm
Berisha: Rama të largohet menjëherë
Kryesore

Berisha për mediat britanike: Protestat, më e rëndësishmja e 35 viteve të fundit

8 Korrik, 2026 11:46 am
Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ndihmojmë për marrëveshjen SHBA-Iran
Bota

Erdogan: Mbështetje për Ukrainën, të gatshëm të ndihmojmë për marrëveshjen SHBA-Iran

8 Korrik, 2026 11:39 am
Para
Meloni konfirmon mbështetjen e saj për BE-në, NATO-n dhe Ukrainën

Meloni konfirmon mbështetjen e saj për BE-në, NATO-n dhe Ukrainën

Gjendet një person i pajetë në Elbasan

Ra nga ballkoni teksa po kryente punët e shtëpisë, humb jetën gruaja në Kamëz

Përvetësoi 2.5 milionë lekë duke shpërdoruar detyrën, arrestohet ekonomisti në Elbasan

I shpallur në kërkim për keqtrajtimin e të miturve, kapet 49-vjeçari në Fier
















TE FUNDIT

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
8 Korrik, 2026

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të jetë në Shqipëri. Nga Samiti i NATO-s në Turqi, kryeministri Edi Rama ka...

Lexo më shumë

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
8 Korrik, 2026

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka dënuar ashpër komentet raciste të bëra ndaj futbollistit francez...

Lexo më shumë

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
8 Korrik, 2026

Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri, konfirmoi Mark Rutte gjatë konferencës për shtyp, por mbetet ende...

Lexo më shumë

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
8 Korrik, 2026

Vendimi i SHBA-ve për të cilësuar dy grupet më të mëdha kriminale të Brazilit si organizata terroriste mund të shërbejë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}