Bota

SHBA/Sherr mes shoferësh, vritet me armë fëmija 6-vjeçar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:23 - 22/05/21 |
Opi Nion

Një djalë gjashtë vjeçar u qëllua me armë në një autostradë në Kaliforni pas një debati në rrugë midis nënës së tij dhe një shoferi tjetër, sikurse raportojnë mediat amerikane.

Incidenti ndodhi të Premten ndërsa gruaja po shoqëronte fëmijën në shkollë. Fëmija u qëllua në bark dhe menjëherë u transportua në spital, por ishte e pamundur të mbahej në jetë.

Një tjetër mosmarrëveshje shoferësh degjeneroi në të shtëna me armë në Minneapolis, duke përfunduar me dy të vdekur dhe tetë të plagosur. Sipas raporteve të policisë, dy viktimat janë dy burra të rritur. Njëri nga të plagosurit është në gjendje kritike./Opinion.al

Pas