Bota

SHBA njofton dërgimin e 31 tankeve M1 Abrams në Ukrainë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:25 - 25/01/23 |
Opi Nion

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë në Ukrainë 31 tanke të avancuar M1 Abrams.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Joe Biden në një deklaratë për mediat ndërsa shtoi se mjetet luftarake do të dërgohen në Kiev brenda disa muajve.

Ky vendim i SHBA-ve pritet që të shihet si një hap pozitiv në thyerjen e një bllokimi diplomatik me Gjermaninë mbi atë që mund të jetë mënyra më e mirë për ndihmuar Kievin në luftën kundër Rusisë.

Presidenti Joe Biden e njoftoi vendimin në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa deklaroi se tanket janë të nevojshme për të ndihmuar ukrainasit “të përmirësojnë aftësinë e tyre për të manovruar në terren”.

Pas