Bota

SHBA, mosha mesatare e pacientëve të infektuar është ulur me 15 vite


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:30 - 08/07/20 |
el ida

Vijon situata e rënduar nga pandemia e koronavirusit në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Sëmundjet Infektive bëri me dije se mosha mesatare e pacientëve me koronavirus është ulur me 15 vite, krahasuar me fazat e para të pandemisë.

“Mosha mesatare e njerëzve që po infektohen me Covid-19 është 15 vjet më pak, krahasuar me disa muaj më parë”, shpjegon Fauci.

Edhe guvernatori i Floridas, Ron DeSantis deklaroi të hënën se mosha mesatare e pacientëve që kanë nevojë për hospitalizim tashmë është 33 vjeç.

Ditët e fundit janë rritur ndjeshëm rastet e reja për shkak se të rinjtë kanë refuzuar të zbatojnë masat e distancimit social dhe shpesh herë janë mbledhur në festa të mëdha./Opinion.al

Pas