Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA: Luftimet në Ukrainë me ritme të ngadalësuara, përgatitje për kundërofensivë në…

2022/12/04 at 8:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA: Luftimet në Ukrainë me ritme të ngadalësuara, përgatitje për kundërofensivë në…

Komuniteti amerikan i zbulimit mendon se ritmi i ngadalësuar i luftimeve në Ukrainë do të vazhdojë në muajt e ardhshëm, tha të shtunën Drejtorja e Zbulimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, Avril Haines. Duke folur në Kaliforni gjatë punimeve të Forumit Reagan për Mbrojtjen Kombëtare, zonja Haines paraqiti vlerësimin e shërbimeve amerikane të zbulimit për një sërë temash, përfshirë luftën në Ukrainë, Rusinë dhe protestat në Kinë.

Duke folur për luftën në Ukrainë, Drejtorja e Zbulimit Kombëtar Avril Haines tha se megjithëse intensiteti i konfliktit ka rënë, Shtetet e Bashkuara mendojnë se si Ukraina ashtu edhe Rusia do të përgatiten për kundërofensivë në pranverë.

“Mendojmë se të dyja ushtritë do të jenë në një situatë ku do të përpiqen të rifurnizohen, të përforcohen dhe riformatohen. Por, kemi realisht një nivel të konsiderueshëm mosbesimi nëse rusët do të jenë në gjendje t’ia arrijnë kësaj. Dhe në fakt jam më optimiste për ukrainasit në këtë kuadër kohor”, tha zonja Haines.

Drejtorja e zbulimit kombëtar ngriti pikëpyetje edhe mbi aftësinë e Rusisë për të siguruar furnizime.

“Ndjesia jonë është se (Rusia) nuk janë në gjendje të prodhojnë në vend ato çfarë po përdorin në këtë fazë. Kjo do të jetë një sfidë dhe prandaj i shohim t’u afrohen vendeve të tjera për të siguruar municion. Dhe siç e kemi vënë në dukje, municionet e armatimit të preçizionit të lartë po u mbarojnë”, tha ajo.

Zonja Haines tha se kundërshtitë në Rusi ndaj luftës ishin domethënëse, por jo në përmasa e duhura për të sjellë ndryshim.

“U panë disa nga figurat më domethënëse të Rusisë të japin pikëpamje më kritike se në të kaluarën për luftën, për atë që po ndodh dhe për Putinin, por asgjë që të mund të sjellë ndryshim regjimi”, tha ajo.

E pyetur edhe për protestat në Kinë ndaj politikës së tolerancës zero të qeverisë kineze ndaj COVID-it, zonja Haines tha se ato reflektojnë stilin joelastik qeverisës të Presidentit kinez Xi, i cili megjithë ndikimin e COVID-it mbi ekonominë dhe tek komunitetet, zgjedh të mos pranojë marrjen e vaksinave më të mira nga Perëndimi, por të vazhdojë të mbështetet tek vaksina kineze që ka rezultuar jo efikase. Muajin e kaluar pati protesta në 20 qytete të Kinës, një situatë e paprecedentë që kur Presidenti Xi Jinping mori pushtetin në vitin 2012./VOA

Ju sugjerojmë

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
Bota

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

30 Janar, 2026 10:24 pm
Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
Bota

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

30 Janar, 2026 9:19 pm
Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
Bota

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

30 Janar, 2026 8:12 pm
Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
Bota

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

30 Janar, 2026 7:08 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/Bardhi: Intimidimet nuk e shpëtojnë dot qeverinë

30 Janar, 2026 7:02 pm
SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë
Aktualitet

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë

30 Janar, 2026 6:26 pm
Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta
Bota

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta

30 Janar, 2026 6:08 pm
Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
Bota

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

30 Janar, 2026 4:46 pm
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
Kronikë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

30 Janar, 2026 3:27 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
Politikë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

30 Janar, 2026 3:21 pm
Para
Zgjedhjet e 14 majit/ PD garon me Igli Carën në Durrës dhe Luçiano Boçin në Elbasan

Zgjedhjet e 14 majit/ PD garon me Igli Carën në Durrës dhe Luçiano Boçin në Elbasan

Përmbytje në Afrikën Jugore/ Humbin jetën 9 persona dhe zhduken 8 të tjerë

Përmbytje në Afrikën Jugore/ Humbin jetën 9 persona dhe zhduken 8 të tjerë

Primaret e PD/ Berisha: Garë fisnike, sot jemi forca më e fuqishme politike

Primaret e PD/ Berisha: Garë fisnike, sot jemi forca më e fuqishme politike

TE FUNDIT

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
30 Janar, 2026

Sipas dosjeve të reja që u publikuan nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Jeffrey Epstein ka dërguar transferime bankare që...

Lexo më shumë

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
30 Janar, 2026

Qeveria spanjolle ka hedhur një hap të rrallë me nisjen e një procedurë të jashtëzakonshme që u mundëson shumë emigrantëve,...

Lexo më shumë

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
30 Janar, 2026

“Irani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ato duhet të jenë të drejta dhe të mos përfshijnë aftësitë...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
30 Janar, 2026

Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar publikimin e dosjeve të reja mbi Jeffrey Epstein. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche tha se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com