Te Fundit

SHBA kritikojnë aleatët për Shqipërinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:14 - 11/11/22 |
Opi Nion

Në konferencën e Aleancës Veri-Atlantike për sigurinë kibernetike të zhvilluar në Romë zyrtarja e lartë e administratës Biden, Anne Neuberger, deklaroi se përgjigjja teknike e NATO-s ndaj sulmeve kibernetike që Irani ndërmori ndaj Shqipërisë në muajin Korrik ishte e pamjaftueshme dhe jo efektive”.

“Ne duhet që të jemi të përgatitur t`ju përgjigjemi sulmeve kibernetike së bashku. Ne konstatuam se sa rëndësi ka zbatimi i kësaj ideje  gjatë kësaj vere në Shqipëri kur aktorë shtetërorë iraniane ndërmorën sulme destruktive kibernetike kundër qeverisë së Shqipërisë një aleat i yni në NATO. Aleatet vepruan shpejt për të ofruar mbështetje politike në Tiranë por realiteti dëshmon se ne nuk ishim aq të shkathet sa duhej ne dhënien e ndihmës se nevojshme teknike. Ne na duhet që të jemi me të shkathët si aleance sidoqoftë për të dhënë asistencën e duhur teknike nëse një shtet gjendet nen sulme te tilla kibernetike”, tha Anne Neuberger, zyrtare e SHBA për mbrojtjen kibernetike

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vuri në dukje se sulmet kibernetike janë pjesë e klauzolës së nenit pesë të NATO-s, e cila përcakton një sulm ndaj një vendi anëtar si një sulm efektiv ndaj të gjithëve.

Sulmi i parë kibernetik nga Irani ndaj vendit tonë ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Ndërsa më 10 shtator, u sulmua sistemi TIMS. Ky sulm ‘paralizoi’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policia hapi regjistrat duke punuar manualisht./ Klan News

Pas