Bota

SHBA i ndalon hyrjen kryeministrit të Çeçenisë dhe bashkëshortes së tij


               Publikuar në : 12:04 - 26/04/19 |
el ida

Uashingtoni ka vendosur të ndalojë hyrjen në SHBA të kryeministrit të Çeçenisë, Muslim Khuchiyev, si dhe të bashkëshortes së tij, Sapiyat Shabazova.

Njoftimi u bë i ditur në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit, ku thuhet se ndalim-hyrja për Khuchiyev është zbatuar sipas një ligji që përcakton sanksione kur ka informacione të besueshme se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

“Departamenti ka informacion të besueshëm se Khuchiyev është i përfshirë në disa akte torture,” tha deklarata.

Departamenti i Shtetit shtoi se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka arritur në përfundimin se qeveria çeçene ka bërë shkelje të vazhdueshme të të drejtave të njeriut, ndërkaq vetë OSBE i ka bërë thirrje qeverisë ruse që të hetojë zyrtarët çeçen në përgjegjësi, përfshirë kryeministrin Khuchijev./Opinion.al

Pas