Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA dhe partnerët:Legjitimiteti i Qeverisë së talibanëve duhet të fitohet

2021/09/08 at 9:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA dhe partnerët:Legjitimiteti i Qeverisë së talibanëve duhet të fitohet

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë pas një takimi virtual me Gjermaninë dhe rreth 20 shtete tjera se, Qeveria e udhëhequr nga talibanët në Afganistan do të gjykohet nga veprimet dhe se legjitimiteti “duhet të fitohet”.

Blinken është takuar me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, pasi ka arritur në bazën amerikane në Ramstein të Gjermanisë, e cila është duke u shfrytëzuar si strehë për mijëra persona të evakuuar nga Afganistani.

Talibanët kontrollojnë Kabulin dhe gati gjithë Afganistanin pas disa mujave të fitoreve ushtarake, ndërkohë që forcat ndërkombëtare janë tërhequr dhe presidenti i rrëzuar nga pushteti, Ashraf Ghani, ka ikur nga shteti më 15 gusht.

“Talibanët kërkojnë legjimitet ndërkombëtar”, ka thënë Blinken.

“Secili legjitimitet, secila përkrahje duhet të fitohet”.

Blinken ka shprehur shqetësimet e Uashingtonit për disa individë në “Qeverinë e përkohshme” të prezantuar nga talibanët më 7 shtator, ndonëse nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Qeveria gjithë burra e talibanëve, do të drejtohet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, i cili gjendet në listën e zezë të Kombeve të Bashkuara, dhe figura tjetër e kabinetit, Sirajuddin Haqqani, gjendet në listën amerikane të terroristëve dhe kërkohet nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

Blinken ka thënë se diskutimet e tij me Maas dhe shtetet tjera partnere është fokusuar në mënyrat se si mund t’i bëjnë talibanët të jetësojnë zotimet e tyre.

Talibanët janë zotuar për qeveri “gjithëpërfshirëse” mirëpo gati të gjithë ministrat e përkohshëm janë liderë talibanë për kohë të gjatë, disa prej të cilëve me lidhje të ngushta të regjimit të viteve 1996-2001, kur të drejtat e njerëzve janë injoruar dhe ka pasur ndëshkime të mëdha, në linjë me interpretim ekstrem të ligjit islamik.

Blinken ka thënë se zyrtarët amerikanë janë duke bërë gjithçka që munden për nisje të fluturimeve sërish nga Afganistani, mirëpo talibanët nuk janë duke lejuar tani diçka të tillë.

Maas ka thënë se njoftimi i talibanëve për qeveri “nuk na ka bërë optimistë” dhe “nuk ka qenë shenjë për bashkëpunim ndërkombëtar apo stabilitet në shtet”.

Ai ka paralajmëruar për mundësi të “krizës së madhe humanitare” që duhet të parandalohet në Afganistan. Blinken ka thënë se në këtë shtet ka ende shtetas gjermanë, të cilët Berlini dërshiron t’i nxjerrë jashtë./ REL

Etiketa: qeveriashbaTalebanet

Ju sugjerojmë

Ministrja e Jashtme e Kosovës: Borrell asnjë fjalë mbështetëse për policinë e Kosovës
Rajoni

Ministrja e Jashtme e Kosovës: Borrell asnjë fjalë mbështetëse për policinë e Kosovës

24 Shtator, 2023 4:03 pm
Policia e Kosovës vret sulmuesin e 2 të grupit kriminal në veri
Kronikë

Policia e Kosovës vret sulmuesin e 2 të grupit kriminal në veri

24 Shtator, 2023 3:51 pm
Vrasja e policit në Kosovë, KFOR: Gati të përgjigjemi nëse na kërkohet
Aktualitet

Vrasja e policit në Kosovë, KFOR: Gati të përgjigjemi nëse na kërkohet

24 Shtator, 2023 3:30 pm
Vrasja e policit, mbyllet edhe pika e 2 kufitare e Kosovës me Serbinë
Kryesore

Vrasja e policit, mbyllet edhe pika e 2 kufitare e Kosovës me Serbinë

24 Shtator, 2023 3:10 pm
Vijon sulmi i grupit të armatosur ndaj policisë së Kosovës, vritet një nga sulmuesit
Kryesore

Vijon sulmi i grupit të armatosur ndaj policisë së Kosovës, vritet një nga sulmuesit

24 Shtator, 2023 2:42 pm
Hapet konkursi për Parkun Kombëtar të Vjosës
Aktualitet

Hapet konkursi për Parkun Kombëtar të Vjosës

24 Shtator, 2023 2:39 pm
Borrell: Dënoj sulmin nga banda e armatosur kundër policëve të Kosovës, të ndalen menjëherë
Aktualitet

Borrell: Dënoj sulmin nga banda e armatosur kundër policëve të Kosovës, të ndalen menjëherë

24 Shtator, 2023 2:30 pm
Veliaj dënon sulmin ndaj policisë në Kosovë: Barbari e pashoqe për Europën e 2023
Aktualitet

Veliaj dënon sulmin ndaj policisë në Kosovë: Barbari e pashoqe për Europën e 2023

24 Shtator, 2023 1:59 pm
Foto/ Denoncon “BF”: Në qendrat e votimit në Kukës të pranishëm zyrtarë socialistë
Aktualitet

Foto/ Denoncon “BF”: Në qendrat e votimit në Kukës të pranishëm zyrtarë socialistë

24 Shtator, 2023 1:30 pm
Me uniforma dhe autoblinda, Kurti nxjerr fotot nga vendi ku ndodhi vrasja e policit
Kryesore

Me uniforma dhe autoblinda, Kurti nxjerr fotot nga vendi ku ndodhi vrasja e policit

24 Shtator, 2023 1:22 pm
Para
Në kërkim të çiftes,polici-qytetarit: Të fus shtatë pashë nën dhe o plehrë

Në kërkim të çiftes,polici-qytetarit: Të fus shtatë pashë nën dhe o plehrë

Këto janë 5 klubet më të shtrenjta në Europë

Këto janë 5 klubet më të shtrenjta në Europë

Vriten me armë zjarri dy politikanë në Kosovë

Vriten me armë zjarri dy politikanë në Kosovë

TE FUNDIT

Ministrja e Jashtme e Kosovës: Borrell asnjë fjalë mbështetëse për policinë e Kosovës

Ministrja e Jashtme e Kosovës: Borrell asnjë fjalë mbështetëse për policinë e Kosovës
24 Shtator, 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla-Schëarz, ka reaguar ndaj deklaratës se shefit të diplomacisë së...

Lexo më shumë

Policia e Kosovës vret sulmuesin e 2 të grupit kriminal në veri

Policia e Kosovës vret sulmuesin e 2 të grupit kriminal në veri
24 Shtator, 2023

Policia e Kosovës ka vrarë edhe një tjetër sulmues në Banjskë të Zveçanit, duke e çuar kështu numrin e të...

Lexo më shumë

Vrasja e policit në Kosovë, KFOR: Gati të përgjigjemi nëse na kërkohet

Vrasja e policit në Kosovë, KFOR: Gati të përgjigjemi nëse na kërkohet
24 Shtator, 2023

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku mbeti...

Lexo më shumë

Vrasja e policit, mbyllet edhe pika e 2 kufitare e Kosovës me Serbinë

Vrasja e policit, mbyllet edhe pika e 2 kufitare e Kosovës me Serbinë
24 Shtator, 2023

Kosova ka mbyllur edhe pikën e dytë kufitare që e lidh me Serbinë. Pas Bërnjakut, është mbyllur edhe pika e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com