Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA: Bisedimet me Rusinë mund të zhvillohen në janar

2021/12/21 at 8:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
SHBA: Bisedimet me Rusinë mund të zhvillohen në janar

Ndihmës Sekretarja amerikane Shtetit Karen Donfried, diplomatja më e lartë amerikane për Evropën, tha në një konferencë të martën se Uashingtoni është “i përgatitur të diskutojë rreth propozime që Rusia ka shtruar në tavolinë”, mbi cështje të sigurisë në Evropë.


“Ka disa gjëra për të cilat jemi të përgatitur të punojmë dhe ne besojmë se ia vlen të diskutojmë“, u tha zonja Donfried gazetarëve pas një vizite në Kiev, Moskë dhe Bruksel.

“Ka gjëra të tjera në ato dokumente që rusët e dinë se do të jenë të papranueshme“, shtoi ajo, por pa specifikuar se për cilat bëhet fjalë.

Zonja Donfried tha se takimet dypalëshe SHBA-Rusi ka të ngjarë të zhvillohen në janar dhe po rreth kësaj periudhe të ketë lëvizje rreth bisedimeve brenda Këshillit NATO-Rusi, apo në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të martën se ai synon të thërrasë një takim të ri të Këshillit NATO-Rusi sa më shpejt të jetë e mundur gjatë vitit të ri.

“Çdo dialog me Rusinë duhet të bazohet në parimet thelbësore të sigurisë evropiane dhe të trajtojë shqetësimet e NATO-s për veprimet e Rusisë. Dhe kjo duhet të bëhet në konsultim me partnerët evropianë të NATO-s, përfshirë Ukrainën”, tha Stoltenberg.

Putin fajëson Perëndimin për tensionet në Evropë

Presidenti rus përsëriti të martën kërkesën e tij për garanci nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, se NATO nuk do të zgjerohet drejt lindjes, duke fajësuar Perëndimin për “tensionet që po krijohen në Evropë”.

Fjalimi i Presidentit rus Vladimir Putin mbajtur në një takim me drejtuesit më të lartë ushtarakë të vendit vjen vetëm disa ditë pasi Moska dorëzoi një dy projekt-propozime lidhur me çështje të sigurisë, duke kërkuar që NATO të mos lejojë anëtarësimin e Ukrainës dhe vendeve të tjera ish-sovjetike në aleancë, si dhe të anulojë dislokimin e trupave ushtarake të aleancës në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Kërkesat, të përfshira në dy dokumente, një projekt-traktat sigurie mes SHBA-së dhe Rusisë, të ofruar nga Moska, dhe një projekt-marrëveshje mes Moskës dhe NATO-s, u hartuan në mes të tensioneve gjithnjë e më të mprehta, për një rritje të pranisë së trupave ushtarake ruse pranë Ukrainës, që ka ngjallur frikën për një sulm të mundshëm. Rusia ka mohuar se po bën plane për të sulmuar fqinjin e saj, por ka ushtruar trysni për garanci ligjore që do të përjashtonin zgjerimin e NATO-s dhe dislokimin e pajisjeve ushtarake në lindje.

Presidenti Putin tha të martën se nëse sistemet raketore të SHBA-së dhe NATO-s shfaqen në Ukrainë, raketave do t’u duheshin vetëm disa minuta për të arritur në Moskë.

“Për ne, kjo është sfida më e rëndësishme, një sfidë për sigurinë tonë“, tha ai, duke shtuar se kjo është arsyeja pse Kremlini ka nevojë për “garanci afatgjata, e ligjërisht të detyrueshme” nga Perëndimi, dhe jo “garanci verbale, fjalë apo premtime”, të cilave Moska nuk mund t’u besojë, siç tha ai.

Putin vuri në dukje se NATO është zgjeruar drejt lindjes që nga fundi i viteve 1990, ndërsa dha garanci se shqetësimet lidhur me Rusinë ishin të pabaza.

“Ajo që po ndodh tani, tensionet që po krijohen në Evropë, janë për faj të tyre (SHBA-së dhe NATO-s) në çdo hap”, tha udhëheqësi rus. “Rusia është detyruar të përgjigjet. Situata sa vinte e përkeqësohej gjithnjë e më shumë. Dhe ja ku jemi sot, në një situatë kur jemi të detyruar ta zgjidhim në një farë mënyre“.

Marrëdhëniet e Rusisë me SHBA-në u zhytën në nivelet më të ulëta të pas Luftës së Ftohtë pasi Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë, një territor i Ukrainës, në vitin 2014 dhe mbështeti një kryengritje separatiste në lindje të Ukrainës dhe vazhdon ende të ketë kontrollin mbi të. Tensionet u ringjallën javët e fundit pasi Moska dislokoi me dhjetëra mijëra trupa pranë kufirit me Ukrainën.

Putini ka ushtruar trysni ndaj Perëndimit për garanci se NATO nuk do të zgjerohet në Ukrainë ose se nuk do të dislokojë forca ushtarake atje, çështje që e ngriti edhe gjatë telefonatës virtuale me Presidentin amerikan Joe Biden dy javë më parë.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha të martën se më shumë se 120 punonjës të kompanive private ushtarake amerikane po operojnë aktualisht në dy fshatra në Ukrainën lindore të shkatërruar nga lufta, duke trajnuar trupat ukrainase e duke ngritur pozicione zjarri, në ndërtesa banimi e objekte të ndryshme.

Putin tha se SHBA-ja “duhet të kuptojë se Rusia nuk ka ku të tërhiqet”.

“Ajo që ata po përpiqen të bëjnë dhe planifikojnë të bëjnë në territorin e Ukrainës, nuk është mijëra kilometra larg, po ndodh pikërisht në pragun e shtëpisë sonë“, tha ai.

Putin shtoi se Moska shpreson për “bisedime konstruktive, kuptimplota me një rezultat përfundimtar të dukshëm dhe brenda një afati të caktuar kohor, që do të garantonte siguri të barabartë për të gjithë”.

“Konfliktet e armatosura, gjakderdhja nuk është zgjedhja jonë dhe ne nuk duam zhvillime të tilla. Ne duam t’i zgjidhim çështjet me mjete politike dhe diplomatike”, tha Putin.

 

Etiketa: bisedimerusishba


Ju sugjerojmë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
Aktualitet

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

17 Korrik, 2026 9:32 pm
Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
Sport

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

17 Korrik, 2026 9:26 pm
Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
Bota

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

17 Korrik, 2026 8:32 pm
Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës
Bota

Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës

17 Korrik, 2026 7:32 pm
Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit
Sport

Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit

17 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA
Bota

Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA

17 Korrik, 2026 4:31 pm
Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit
Sport

Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit

17 Korrik, 2026 2:31 pm
Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç
Bota

Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç

17 Korrik, 2026 2:23 pm
SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
Bota

SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja

17 Korrik, 2026 1:40 pm
Para
“Ka dhunuar veten”, qytetari denoncon fqinjët: Më qëlluan me grushte dhe shkelma

“Ka dhunuar veten”, qytetari denoncon fqinjët: Më qëlluan me grushte dhe shkelma

Aksident në Lezhë/ Përplasen 3 makina, 2 prej tyre pjesë e eskortës së Berishës

Kamzë/Makina përplas këmbësorin

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin "Opinion"
















TE FUNDIT

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
17 Korrik, 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka publikuar të dhëna mbi ecurinë e hyrjeve të shtetasve të huaj...

Lexo më shumë

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
17 Korrik, 2026

Kombëtarja e Futbollit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, që do...

Lexo më shumë

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
17 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë dita e 48-të e tubimit. Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit janë mbledhur përpara Kryeministrisë ku kanë...

Lexo më shumë

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
17 Korrik, 2026

Pamjet e publikuara me dron nga zjarrfikësit e Madridit të premten tregojnë pasojat e zjarrit pyjor që detyroi evakuimin dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}