Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA, 400 milionë dollarë të tjera për të forcuar aftësitë ushtarake të Ukrainës

2022/07/09 at 4:13 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA, 400 milionë dollarë të tjera për të forcuar aftësitë ushtarake të Ukrainës

Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendim t’i dërgojnë një sasi të re ndihme Kievit, e cila ka për qëllim të ndihmojnë forcat ukrainase që të shkatërrojnë kapacitetet ushtarake të Rusisë çka do të dëmtonte aftësitë e saj për të vazhduar luftën në rajonin e Donbasit dhe më gjerë.


Zyrtarët amerikanë ofruan të premten detaje të një paketë të re prej 400 milionë dollarësh, që përfshin katër sisteme të tjera raketash të artilerisë së lartë (HIMARS) dhe municione artilerie me saktësi të lartë goditëse, të një lloji që nuk i ishin dhënë Kievit deri më tani.

“Këto sisteme armësh kanë saktësi të lartë goditëse“, tha një zyrtar i lartë i Pentagonit, i cili informoi gazetarët në kushte anonimiteti.

“Ne presim që ato të përdoren nga ukrainasit në mënyrë efektive, duke pasur parasysh suksesin e tyre të deritanishëm”, shtoi ai.

Sipas zyrtarit të Pentagonit ky sukses i forcave ukrainase ka ndihmuar në ngadalësimin e ndonjëherë pengimin e përpjekjeve ruse për të avancuar me operacionet e tyre, falë goditjes së qendrave ruse të komandës e kontrollit, si dhe atyre logjistike.

Por Uashingtoni shpreson që me paketën e fundit të ndihmës ushtarake, pjesë e asaj që cilësohet si një “mbështetje e qëndrueshme”, të bëhet më shumë.

“Një element kryesor i asaj që ne po shohim tashmë është përparimi, i cili është jetik për ukrainasit që të jenë në gjendje të vazhdojnë luftën, dhe më e rëndësishmja, do të thosha, që rusët të dinë se ukrainasit do të jenë në gjendje që ta vazhdojnë atë (luftën)”, tha zyrtari.

Njoftimi për ndihmë shtesë nga Shtetet e Bashkuara vjen vetëm disa ditë pasi forcat ruse shpallën fitoren në provincën Luhansk, ndërsa forcat ukrainase u tërhoqën nga “fortesa”e tyre e fundit në qytetin e Lisiçaskut.



Ju sugjerojmë

“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Bota

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

4 Korrik, 2026 3:13 pm
Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
Bota

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

4 Korrik, 2026 2:51 pm
Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA
Bota

Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA

4 Korrik, 2026 2:49 pm
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Irani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

4 Korrik, 2026 2:47 pm
Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit
Bota

Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit

4 Korrik, 2026 1:44 pm
Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë
Kryesore

Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë

4 Korrik, 2026 1:42 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Aktualitet

Berisha uron 250-vjetorin e SHBA: Shtyllë e pamposhtur e lirisë në botë

4 Korrik, 2026 1:00 pm
Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen
Aktualitet

Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen

4 Korrik, 2026 11:55 am
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama për BBC: Dua një drejtësi që nuk mund të blihet, as të ushtrohet presion

4 Korrik, 2026 11:51 am
Salah shpërthen në lot pas kualifikimit të Egjiptit:Çfarë u thashë shokëve të ekipit
Sport

Salah shpërthen në lot pas kualifikimit të Egjiptit:Çfarë u thashë shokëve të ekipit

4 Korrik, 2026 11:30 am
Para

Ky është arbitri më i vjetër në botë

Covid-19 në Shqipëri/ Rritet numri i të infektuarve, 2 humbje jete

Covid-19 në Shqipëri/ 1 humbje jete dhe 962 qytetarë të infektuar në 24 orë

Nisin gjobat dhe heqjet e patentave në rrugën Kardhiq-Delvinë

Nisin gjobat dhe heqjet e patentave në rrugën Kardhiq-Delvinë
















TE FUNDIT

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
4 Korrik, 2026

Japonia festoi 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara në Tokio të enjten, më 3 korrik. Ura Rainbow dhe Kulla e...

Lexo më shumë

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
4 Korrik, 2026

Në një fjalim të mbajtur në Malin Rushmore, presidenti i SHBA-së Donald Trump pretendoi se Irani po “vdes për t’u qetësuar”, duke...

Lexo më shumë

Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA

Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA
4 Korrik, 2026

Temperaturat ekstreme kanë ndikuar te festimet e Ditës së Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara, duke detyruar autoritetet të anulojnë ose...

Lexo më shumë

Irani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
4 Korrik, 2026

Irani po shqyrton vendosjen e rregullave më të rrepta për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}