Bota

SHBA/ 4.4 milionë persona janë larguar nga puna me dëshirë vetëm në shtator


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:39 - 12/11/21 |
Opi Nion

Amerikanët po largohen nga puna me një ritëm rekord për të dytin muaj me radhë. Në pjesën dërrmuese të rasteve vendimi vjen për një pagë më të madhe diku gjetkë, ndërsa kompanitë po rrisin ofertat financiare për të plotësuar vendet e punës.

Të premten Departamenti i Punës njoftoi se 4.4 milionë amerikanë janë larguar me dëshira nga puna vetëm në muajin shtator, ose rreth 3% e fuqisë punëtore të vendit. Shifra është më e lartë krahasuar me muajin gusht, që regjistroi 4.3 milionë largime me dëshirë nga puna, dhe është akoma më e lartë se e njëjta periudhë e para-pandemisë kur shifra llogaritej vetëm 3.6 milionë. Ndërkohë në shtator figuronin 10.4 milionë vende pune të hapura, shifër pak më e ulët se gushti që regjistroi 10.6 milionë vende të reja pune.

Shifrat tregojnë për një nivel historik problemesh në tregun e punës me punonjësit amerikanë që zgjedhin të largohen për paga më të larta ose kushte më të mira pune. Të ardhurat dhe ekonomia po rriten, amerikanët po shpenzojnë më shumë dhe punëdhënësit po rrisin ritmet e punësimit për t’iu përgjigjur kësaj tendence. Por megjithatë rritja e inflacionit ka po zbehur shumë përfitimet nga pagat.

Raporti i së premtes pason një raport të javës së kaluar, që tregoi se punëdhënësit amerikanë kanë rritur punësimin në tetor, duke shtuar 531,000 vende të reja pune, ndërsa shkalla e papunësisë ra në 4.6%, nga 4.8% që ishte./ VOA

Pas