-Kulturë

Sharon Stone rrëfen se çfarë i ndodhi pas hemorragjisë cerebrale


               Publikuar në : 21:20 - 20/07/19 |
Al Do

Ylli i filmit “Basic Instict”, Sharon Stone ka rrëfyer se sa e vështirë kishte qenë koha pasi ajo pësoi një goditje cerebrale në vitin 2001.

“U trajtova me një mungesë brutale dashamirësie” tha ajo në një intervistë gjatë një eventi mbi rritjen e ndërgjegjësimit mbi shëndetin e trurit tek gratë.

Tashmë 61 vjeç, diva e Hollywood rrëfen se ju deshën 7 vjet që të merrte veten nga goditja e rëndë. Siç kujton ajo, hemorragjia në tru kishte vazhduar për 9 ditë. Por më e dhimbshme do të ishte koha që do të vinte më pas.

“Njerëzit më trajtuan shumë keq, madje edhe gra që më rrethonin”, kujton Sharon; “mendoj se nuk arrijnë ta kuptojnë plotësisht sesa e rrezikshme mund të jetë kjo situatë, për femrat dhe sa shumë kohë kërkon rikuperimi. Mua m‘u deshën vite të tëra!”

Ajo shton se pas sëmundjes e lanë në harresë.

Më shpëtoi një kontratë e “Dior-it” në 2005-sën”, u shpreh aktorja e famshme.

Stone është nominuar një herë për Oskar për interpretimin në filmin “Casino” ndërsa së fundmi është shfaqur në serialin Mosaic të HBO-së. /Opinion.al

Pas