Bota

VIDEO/ Momenti kur forcat Iraniane “pushtojnë” anijen britanike


               Publikuar në : 22:05 - 20/07/19 |
Al Do

Agjensia e lajmeve Fars news ka publikuar pamjet e kapjes së cisternës Britanike “Sterno Impero” në ngushticën e Hormuzit nga forcat ushtarake të Iranit.

Në pamjet e publikuara nga media e cila është afër Gardës Revolucionare të Iranit, duket se si ushtarët zbarkojnë në cisternë nëpërmjet helikopterit dhe marrin kontrollin e saj.

Sekretari i Jashtëm Britanik Jeremy Hunt i ka kërkuar Iranit të ndërpresë menjëherë këtë aktivitet të “paligjshëm”. Kjo sipas tij ngre pyetje shumë serioze për sigurinë e anijeve britanike dhe ndërkombëtare në ngushticën e Hormuzit.

Teherani tha se anija ishte “shkelje e rregullave ndërkombëtare detare”.

Duke folur pas një telefonate me homologun e tij iranian, zoti Hunt tha se Irani e shihte këtë si një “kundërpërgjigje” pas ndalimit të një cisterne iraniane në Gjibraltar.

Por ai tha se asgjë nuk i lidh të dyja ngjarjet me njëra – tjetrën,

Pronarët e “Steno Impero” thanë se donin akses në portin e Bandar Abbas për 23 anëtarët e ekuipazhit, të cilët ata thanë se janë në shëndet të mirë. /Opinion.al

Pas