I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kundërshtuar deklaratat e ministrit serb të financave, se në dialogun me Kosovën, presidentit Vuçiç po i bëhet presion për njohje reciproke.
LEXO EDHE – Takimi në SHBA,ministri serb:Propozimi më i keq, kërkon njohjen e Kosovës
Përmes një publikimi në tuiter, Grenell e cilëson të pavërtetë lajmin e publikuar nga mediat, se presidentit Vuçiç i është prezantuar një dokument ku duhet të firmosë njohjen e Kosovës./Opinion.al