Aktualitet

Takimi në SHBA,ministri serb:Propozimi më i keq, kërkon njohjen e Kosovës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:26 - 03/09/20 |
Opi Nion

Ndërsa në Shtëpinë e Bardhë ka nisur takimi mes delegacionit serb dhe atij kosovar, mediat serbe kanë nisur të flasin për një presion ndaj presidentit Vuçiç për njohjen e Kosovës.

Ministri i Financave i Qeverisë së Serbisë, Sinisha Malli, i cili është pjesë e delegacionit të Serbisë në Uashington, u ka thënë gazetarëve që Serbia, gjatë bisedimeve, “po lufton për çdo fjali dhe për çdo fjalë”.

Agjencia e lajmeve Tanjug njofton se  Ministri i Financave, Sinisha Malli ka deklaruar që Serbisë i është vendosur një letër mbi tavolinë në takimin e shtëpisë së Bardhë, në një pikë të së cilës kërkohet njohja reciproke e Serbisë dhe Kosoës dhe se ka një presion të madh ndaj presidentit Vuçic.

“Ekziston një presion i madh, këto janë tema shumë të vështira për ne. Presidenti Aleksandar Vuçiç po lufton dhe ne do të shohim nëse ai do të durojë … Unë do të kthehem në bisedime, do të vazhdojmë, do të luftojmë deri në fund dhe, siç tha presidenti, dorëzimi nuk është opsion. Temat ekonomike, është e dukshme që nuk janë përparësi, ashtu siç kemi pritur. Pika e dhjetë e listës që na është prezantuar, flet për njohjen e ndërsjellë, ndërkaq të 16 pikat janë politike dhe jo ekonomike, të cilat i kemi pritur. Deri më tash, ky është propozimi më i keq që e kemi parë në historinë e bisedimeve tona me shqiptarët. Por, nuk do të sprapsemi dhe do të luftojmë”, theksoi Malli gjatë një deklarate për gazetarë para Shtëpisë së Bardhë”./Opinion.al

Pas