Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia faktor (de)stabiliteti në rajon

2017/08/24 at 9:54 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Serbia faktor (de)stabiliteti në rajon

Analistët në Beograd vlerësojnë se tërheqja e personelit diplomatik nga Shkupi është një hap i tepruar dhe i panevojshëm. Vendimi vlerësohet si dramatik dhe negativ.


 Tërheqja e diplomatëve serbë nga Shkupi është komentuar në Beograd si përgjigje e Serbisë për përgjimin e diplomatëve serbë në Maqedoni si dhe mbështetjes së Kosovës në përpjekjet e saj për anëtarësim në Unesco. Por gati të gjitha shpjegimet serbe mund të përmblidhen me një fjali: “Vendimi është marrë pas njohurive për veprime ofensive ndaj organeve dhe institucioneve të Serbisë”. Edhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq u përpoq që të gjitha të mbeten në nivelin e sekreteve dhe spiunimeve, kur tha se “ne i dimë të gjitha – çfarë kanë vendosur, çfarë po bëjnë dhe çfarë do të bëjnë autoritetet maqedonase”. Dyshimet nuk i ka zgjidhur as paraqitja e presidentit Aleksandar Vuçiq në televizionin shtetëror, i cili tha se “Serbia i di të gjitha gjërat që ka bërë Maqedonia”.

Ndërkohë që mediat serbe kanë raportuar me tituj shumë bombastikë si „Zaevi i ka shpallur luftë Serbisë”, “Vëllaçko Zaevi na futi thikën pas shpine”, “Maqedonasit kanë përgjuar madje edhe vet Vuçiqin”… Mediat serbe kanë cituar edhe liderin e Partisë Demokrate Serbe në Maqedoni Ivan Stoilkoviq, i cili thotë se “personeli i ambasadës serbe në Shkup është trajtuar sikur ai i ambasadës së Iranit”, ndërsa Irani konsiderohet si “sponsor i terrorizmit”.

 Agjentët e BIA

Analistët thonë se të dy shkaqet mund të jenë shkas për keqësimin e gjendjes – përgjimet dhe Unesco. Eksperti Bojan Elek thotë për DW se përgjimet nuk janë një hap i jashtëzakonshëm, kur dihet se një agjent i BIA ishte pjesë e trazirave që kanë ndodhur në Parlamentin e Maqedonisë. Autoritetet e Serbisë pohojnë se këto përgjime janë drejtuar kundër Serbisë. Drejtori i Qendrës për Rajonalizim Aleksandar Popov, mendon se të gjitha këto ngjarje janë iracionale. “Kur bëhet fjalë për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në Unesco, kjo është pasojë e njohjes së Kosovës, e Kosovën e ka njohur ish-kryeministri Gruevski, me të cilën edhe SNS e Serbisë ka pasur raporte të ngushta. Kosovën e kanë njohur edhe shumë vende të tjera, të cilat e mbështesin edheb anëtarësimin e saj në Unesco, por kundër tyre nuk janë ndërmarrë masa të ngjashme. Raportet janë acaruar pas ndërrimit të pushtetit në Maqedoni, që nuk është sipas dëshirës së Beogradit”, thotë Popov.

Opinioni i Serbisë është mësuar që për çdo problem të presidentit Aleksandar Vuçiq të akuzohen forcat e jashtme. Kumtesat dhe shpjegimet kanë qenë shumë të paqarta, ndaj shkaku i vërtetë i tërheqjes së diplomatëve dhe krizës në raportet serbo-maqedonase nuk dihet. Bojan Elek pohon se këto masa janë të tepërta dhe kanë për synim krijimin e atmosferës së panikut dhe frikës.

Pushteti në Serbi pohon se ky vend e mKujt t’i besohet?eriton titullin e kampionit të botës në kontributin për paqë dhe stabilitet. Aleksandar Popov paralajmëron se me masa të këtilla Serbia po shndërrohet në faktor destabiliteti në rajon. “Masat ndaj Maqedonisë janë të ashpra dhe të pazakonshme, që kontestojnë edhe kredibilitetin e Serbisë si faktor paqe në rajon”.

Popovi thotë se raportet me vendet e rajonit i ka përmirësuar pushteti i mëparshëm e jo ai i Vuçiqit. Ndërkohë që pushteti i tanishëm i ka ashpërsuar raportet me disa vende. Gazetat e afërta me pushtetin e kanë quajtur Zaevin “të afërt me qarqet mafioze, të cilat kanë për synim destabilizimin e Serbisë dhe futjen e saj në kaos”. Popovi thotë se këto media shpesh shkruajnë gjërat që politikanët serbë nuk duan t’i thonë vet. Hapat e Serbisë i ka kritikuar edhe ish-ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq, i cili tha se veprime të këtilla “nuk bëjnë as republikat banane”.

Bojan Elek pohon se Serbia po sillet në forma të ndryshme – si faktor i ruajtjes së stabilitetit por shpesh edhe si faktor destablizues në rajon. “Serbia ka kapacitete të mëdha për destabilizimin e rajonit dhe këto kapacitete po i përdorë edhe për qëllime të brendshme politike. Kjo nënkupton shkaktimin e krizave të përhershme dhe krijimin e bindjes për cenimin e Serbisë nga vendet fqinje, me qëllim ruajtjen e pushtetit në vend”./DW

 

Etiketa: faktor (de)stabilitetirajonserbia


Ju sugjerojmë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?
Bota

Çfarë dihet për bisedimet e ardhshme në Doha mes SHBA dhe Iranit?

30 Qershor, 2026 5:19 pm
Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj
Kronikë

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj

30 Qershor, 2026 4:55 pm
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak
Kronikë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak

30 Qershor, 2026 4:47 pm
Para
Biznesmeni e ngacmon kur i kalon para dyqanit, gruaja e kallëzon në Polici

Elbasan, i riu plagos xhaxhain dhe tenton t’i djegë me benzinë banesën

Karriera kriminale e 44-vjeçarit nga Shijaku, si i theu këmbët një gruaje

Karriera kriminale e 44-vjeçarit nga Shijaku, si i theu këmbët një gruaje

Biznesmeni e ngacmon kur i kalon para dyqanit, gruaja e kallëzon në Polici

Pas sherrit me vjehrrën e moshuar, babai i dehur plagos vajzën
















TE FUNDIT

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
30 Qershor, 2026

Avokati i Popullit ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me pamjet e bëra publike gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën...

Lexo më shumë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
30 Qershor, 2026

Policia ka përditësuar informacionin zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur rreth orës 15:00 në autostradën Durrës–Tiranë, në segmentin...

Lexo më shumë

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
30 Qershor, 2026

Mbi 1.300 persona kanë humbur jetën në Europë për shkak të temperaturave të larta vetëm gjatë një jave. Shifra u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}