Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Senati i UMT-së: Përgjysmimi i tarifave të mbulohet nga buxheti i shtetit

2018/12/17 at 9:53 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Senati i UMT-së: Përgjysmimi i tarifave të mbulohet nga buxheti i shtetit

Një një kohë kur protesta e studentëve vijon në ditën e 13-të të saj, Universiteti Mjekësor i Tiranës ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me qëndrimin e këtij institucioni.


Në reagimin e UMT-së përshëndetet protesta e studentëve, që sipas institucionit i shërben përmirësimit të procesit të dijes.

Mirëpo universiteti deklaron lidhur me kërkesën për përgjysmimin e tarifave, se kostoja duhet mbuluar nga Buxheti i Shtetit, pasi në të kundërt do të do të rrezikonte qëndrueshmërinë financiare të institucionit dhe do të ndikonte negativisht në cilësinë akademike.

Reagimi i UMT-së:

Senati Akademik i UMT-së në mbledhjen e përbashkët me Bordin e Administrimit, Administratorin, Rektoratin, Dekanet dhe Drejtorët përkatës të Rektoratit, në datat 11.12.2018 dhe 14.12.2018, shqyrtoi me përgjegjësi të lartë kërkesat e paraqitura nga Këshillat Studentore të UMT-së dhe vendosi:

Të mbështesë kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave te studimit. Senati Akademik pasi vlerësoi treguesit e buxhetit të vitit akademik 2018-2019 kërkon që efekti financiar që vjen nga ky reduktim të mbulohet nga granti i buxhetit të shtetit, pasi në të kundërt përgjysmimi i tarifave të studimeve, përballuar vetëm nga fondet e Universitetit do të rrezikonte qëndrueshmërinë financiare të institucionit dhe do të ndikonte negativisht në cilësinë akademike.

Bazuar në analizën financiare, Senati Akademik vendosi heqjen e gjithë tarifave të shërbimeve për studentët. Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit i kërkoi çdo fakulteti të bëjë një analizë të plotë të kostove financare për çdo program studimi dhe t’i paraqesë ato për vlerësim në Senatin Akademik dhe Bordin e Administrimit.

Përsa i përket kërkesave të tjera, krahas mbështetjes për plotësimin e menjëhershëm të shumë prej tyre, i kërkoi Rektoratit, Dekanateve dhe Departamenteve të ngrenë grupe të përbashkëta pune me Keshillat Studentore përkatëse, për të analizuar dhe adresuar problematikat e ngritura në këto ditë proteste dhe në vazhdim, në mënyrë që ato të gjejnë zgjidhje dhe të reflektohen në dokumentet zyrtare të universitetit.

Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit vendosi të realizojë një audit të gjërë të aktivitetit akademik dhe financiar të Fakulteteve përkatëse për 10 vitet e fundit dhe UMT-së prej ditës të konstituimit të tij me synim evidentimin e problematikave dhe korrigjimin apo përmirësimin e tyre.
Senati Akademik, në vlerësim edhe të kërkesave të studentëve vendosi të përmiresojë trasparencen duke pasqyruar në faqen zyrtare të tij aktivitetin financiar të universitetit.

Senati Akademik duke vlerësuar kontributin e pedagogëve të UMT-së në formimin ndër vite të profesionistëve të shëndetit, i fton ata, në respektim të lirisë së tyre akademike, të marrin pjesë së bashku me studentët në një diskutim të gjërë për përmirësimin e cilësisë akademike dhe shkencore të arsimit mjekësor, pasi studentët dhe pegagogët përbëjnë dy kolonat bazë në të cilat mbështetet formimi universitar.
Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit përshëndesin çdo lëvizje studentore që i shërben përpjekjeve tona të vazhdueshme për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë mjekësor.

Etiketa: senatistudenetumt


Ju sugjerojmë

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin
Aktualitet

Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin

13 Korrik, 2026 4:03 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar

12 Korrik, 2026 12:59 pm
Para
Video/ Bombë televizionit grek, dyshohet akt terrorist

Video/ Bombë televizionit grek, dyshohet akt terrorist

Minoriteti/ Lideri i opozitës greke kërcënon Shqipërinë

Minoriteti/ Lideri i opozitës greke kërcënon Shqipërinë

Studentët me thirrjet e Dhjetorit 1990: E duam Shqipërinë si gjithë Europa

Studentët vënë zinxhirë në dyert e fakulteteve, paralajmërojnë grevë urie
















TE FUNDIT

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
15 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore ndaj Iranit, njoftoi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM). Në...

Lexo më shumë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
15 Korrik, 2026

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore...

Lexo më shumë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
15 Korrik, 2026

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për të miturin M.P., i akuzuar për...

Lexo më shumë

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
15 Korrik, 2026

Ditën e sotme nisi zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen sot. Ligji,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}