Sport

Sëmundja mban Sarrin larg pankinës, zëvendësohet nga një ish-interist


               Publikuar në : 20:35 - 22/08/19 |
Al Do

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri nuk do të jetë në pankinën e bardh e zinjve për dy ndeshjet e para të kampionatit për shkak të penumonisë që po vuan ditët e fundit.

Vendin e Sarrit në pankinë do ta zëri Giovanni Martusciello. Ai është zëvendësi i tij dhe e ka patur këtë detyrë edhe kur dyshja ka qenë tek Empoli nga viti 2009 në 2016. Martusciello ka qenë zëvendësi i Spaletit te skuadra e Interit nga 2017 në 2019.

Tashmë ai do të udhëheqë Juventusin në sfidën hapëse me Parmën dhe në përballjen e rëndësishme kundër Napolit.

Kjo nuk është hera e parë që Zonja e Vjetër e nis kampionatin pa trajnerin e parë. E njëjta situatë ka ndodhur në sezonin 2012-2013 kur Massimo Carrera zëvendësoi Antonio Conten i cili ishte vuante një shkualifikim. Koinçidencë është fakti se edhe atëherë Juventusi e hapte Serinë A me një ndeshje kundër Parmës të cilën e fitoi me rezultatin 2-0.

Nga kampi juventin lajmërohet se Sarri është duke u rikuperuar nga sëmundja dhe se pushimi në dy ndeshjet e para do t’ja bënte më të lehtë dhe të shpejtë rikthimin në krye të pankinës. /Opinion.al

Pas