Kryesore

Djegia e mandateve parlamentare, çfarë thotë Basha pas 7 muajsh


               Publikuar në : 21:42 - 22/08/19 |
Al Do

Vendimin për djegien e mandateve parlamentare, kreu i opozitës Basha e ka konsideruar si vendimin e duhur. Rreth 7 muaj pas djegies së mandateve Basha deklaroi se ky vendim ka arritur dy qëllime: nuk u bë fasadë e parlamentit të krimit sipas tij dhe arriti të vetëdijesojë partnerët strategjikë.

Ai nënvizon se ky ishte një vendim ekstrem por thekson se u krye në një kohë ekstreme.

Po ju them që retrospektiva është shumë e mirë për të parë se ku po shkojmë. Absolutisht që ka qenë vendimi i duhur. Së pari na distancoi nga vjedhja me ligj. Ne nuk mund të ishim fasadë e  një parlamenti të dalë me votat e krimit i cili voton vetëm për tu marrë shqiptarëve tokat, pasuritë e për t’ja dhënë oligarkëve. Prania aty neve do të na kthente në një fasadë. E dyta dhe më e rëndësishmja ishte që një masë e tillë ekstreme që i përgjigjet realiteti ekstrem ishte e nevojshme për të vetëdijesuar partnerët strategjikë dhe ky vetëdijesim ka ardhur sot” deklaroi Basha.

Në lidhje me deputetet e rinj të cilët morën pranuan të marrin mandatet parlamentare, Basha u shpreh se e priste që një gjë e tillë të ndodhte por sipas tij kjo gjë diskreditoi më shumë kryeministrin Edi Rama.

Pse ju mendoni se unë nuk e dija që me një kundërshtar si Rama që veglat kryesore të sundimit ka përçarjen dhe diversionin ndaj opozitës. Por siç ndodhën ngjarjet kjo diskretitoi më shumë pushtetin e Edi Ramës. Aty nuk ka asnjë njeri që qëndroi për parime” tha Basha./Opinion.al

Pas