Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Selimi mohon akuzat në Gjykatën e Hagës: Luftën e nisa me Adem Jasharin…

2020/11/11 at 11:48 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Selimi mohon akuzat në Gjykatën e Hagës: Luftën e nisa me Adem Jasharin…

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi po bën paraqitjen e parë pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat i kanë konfirmuar një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.


Selimi u shpreh i bindur në pafajësinë e tij, duke thënë se nuk është gjë tjetër veçse një ‘çlirimtar’. Ai tha se ka qenë kundër ngritjes së kësaj Gjykate pasi sipas tij drejtësinë duhet ta bënin institucionet kosovare, pasi shpalljes të pavarur.

“E di që ndoshta nuk është momenti dhe as vendi që të flas për legjitimitetin e kësaj gjykate duke e ditur se këtë e ka themeluar Kuvendi i Kosovës, dua të theksoj se unë si deputet e pata kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate, jo se jam kundër drejtësisë, por doja që drejtësia të bëhej nga institucionet e Kosovës. Pasi Kosova shpalli pavarësinë, Serbia e pati paditur Kosovën në Gjykatën ndërkombëtare se shpallja e pavarësisht ishte e paligjshme. vendimi i Gjykatës ndërkombëtare ishte në favorin tonë, por vetëm pak muaj pas këtij vendimi, Serbia përmes Dick Marty nxorën një raport si kundërpeshë ndaj vendimit të kësaj Gjykate dhe pavarësisë së Legjitimuar të Kosovës. Prandaj nuk doja që të ngrihej një gjykatë mbi synimet anti shqiptare. Sot Kjo Gjykatë është fakt dhe këtu nuk jam si deputet që e kam kundërshtuar këtë gjykatë por si një luftëtar i UCK, përballë një akt akuze i vetëdijshëm për rëndësinë dhe seriozitetin e kësaj cështje. Rolet këtu i kemi të ndara, jemi palë të ndryshme, më bëni të besoj se po ashtu qëllimi do të jetë drejtësia mbi të gjitha e vërteta. pashë aktakuzën e ngritur, ishte e rëndë, voluminoze, por shumë e padrejtë dhe e pasaktë, ndaj meje por edhe ndaj luftës. Por ky proces do ta dëshmojë se ishim një popull i shtypur që luftuam për liri, ishte e drejtë, bëmë një luftë të pastër dhe të drejtë dhe e tillë do të jetë edhe pas këtij procesi se kushdo që ka dyshime do të bindes se as unë e as UCK nuk kemi të bëjmë me krime e as ndërrmarje të përbashkët kriminale. po kam luftuar kundër Serbisë, pushtuese, kudër Serbisë që vetëm të këqija i ka sjellë vendit tim. Prandaj e kam bërë vetëm detyrën time si qytetar i vendit, unë jam vecse një Çlirimtar që luftën për liri e kam nisur me Adem Jasharin dhe kemi përfunduar me NATO, e kam për detyrë dhe nder të jem në anën e UÇK dhe atletëve të kësaj Ushtrie. Drejtësia e mbi të gjitha e vërteta duhet të jenë qëllimi i të gjithëve ne, pse jo edhe e prokurorisë“, tha Selimi.

Më 4 nëntor, Selimi, që gjatë luftës ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njoftoi për konfirmimin e aktakuzës dhe u transferua në qendrën e paraburgimit në Hagë më 5 nëntor.

Sipas aktakuzës, Selimi dyshohet për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit, 1999./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

17 Korrik, 2026 9:37 am
Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
Kronikë

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

17 Korrik, 2026 9:25 am
SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit
Bota

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit

17 Korrik, 2026 8:40 am
Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
Bota

Trump: Sistemi ynë i votimit është i komprometuar

17 Korrik, 2026 8:39 am
Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
Bota

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

16 Korrik, 2026 11:26 pm
Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Bota

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

16 Korrik, 2026 8:32 pm
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

16 Korrik, 2026 6:32 pm
Para
Investimet e BE/ Rama: Po përgatisim thirrjen publike për ekspertët

Rama: Vetëvrasjet, pasojë e futjes së virusit në trupin e njeriut

Kryepeshkopi Janullatos pozitiv me Covid-19, transferohet drejt Greqisë

Kryepeshkopi Janullatos pozitiv me Covid-19, transferohet drejt Greqisë

“Strategjia i ka shkuar Baba Xhikes”,Rama njofton paketë ndihme për barnat

"Strategjia i ka shkuar Baba Xhikes",Rama njofton paketë ndihme për barnat
















TE FUNDIT

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
17 Korrik, 2026

Një oficer i Komisariatit të Policisë Sarandë është përfshirë në një konflikt fizik mbrëmjen e së enjtes në qytet, ndërsa policia ka zhvilluar kontrolle...

Lexo më shumë

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
17 Korrik, 2026

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin prej 28 vitesh burgim për Ilir Selmanin, i shpallur fajtor si pjesë...

Lexo më shumë

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit
17 Korrik, 2026

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka njoftuar se ka përfunduar valën e saj të fundit të sulmeve të mëdha kundër...

Lexo më shumë

Trump: Sistemi ynë i votimit është i komprometuar

Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
17 Korrik, 2026

“Asnjë vend nuk mund të jetë i madh pa zgjedhje të drejta dhe të ndershme”, deklaroi presidenti Donald Trump në një fjalim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}