Kronikë

Selenicë/ Mbajti peng anëtarët e një familje dhe i grabiti, pranga 38-vjeçarit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:34 - 17/07/22 |
Opi Nion

Policia ka arrestuar një 38-vjeçar pasi ka mbajtur peng disa anëtarë të një familje në fshatin Brataj të Selenicës, duke i kërcënuar me armë zjarri dhe më pas iu vodhi një shumë parash.

Policia ka sekuestruar një armë gjahu, një shumë parash dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Policia bën me dije se autori është identifikuar me inicialet  V. Ç., banues në fshatin Vajzë të Vlorës, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Po ashtu, 38-vjeçari ka ngacmuar seksualisht shtetasen Y. F. dhe tre vajzat e saj të mitura.

“Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas, më datë 16.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Koria e Rigonit”, në fshatin Brataj, ka hyrë me dhunë në banesën e shtetases Y. F., 41 vjeçe, e cila jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin F. F., 47 vjeç (invalid) dhe 6 fëmijë të mitur. Nën kërcënimin e një arme dyshohet se 38-vjeçari ka mbajtur peng për rreth 4 orë familjarët e kësaj familjeje duke lidhur me litarë dy bashkëshortët dhe duke izoluar në një dhomë fëmijët e mitur. Gjatë kohës që ky shtetas ka qëndruar në banesë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen Y. F. dhe tre vajzat e saj të mitura, si dhe u ka vjedhur me dhunë shumën prej 36.900 lekësh,-njofton policia.

Pas