Kronikë

Sekuestrohet drogë në Lazarat, arrestohet 35-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:36 - 11/12/19 |
Opi Nion

Një 35-vjeçar nga Lazarati është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Policia njofton se, pas kontrollit të ushtruar nga autoritetet në banesën e J.Gj., u sekuestruan 6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa .

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse janë përfshirë edhe persona të tjerë në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Njoftimi:

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet rreth 6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J.Gj., 35 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, pasi:

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij, u gjet 6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas