Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekuestrohet 1 ton kokainë,një pjesë u kap në banesën e Altin Drimadhës në Brazil

2022/06/15 at 2:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekuestrohet 1 ton kokainë,një pjesë u kap në banesën e Altin Drimadhës në Brazil

Një sasi e madhe droge është kapur si rrjedhojë e hetimeve të kryera nga Policia Federale e Brazilit, të koordinuara nga Drejtoria Kundër Drogës, në San Paulo.

Pas hetimeve të nisura në fillim të vitit 2022 nga Policia Federale e Brazilit në bashkëpunim me policinë portugeze u sekuestrua rreth 1 ton kokainë e pastër.

Një pjesë e kokaniës, konkretisht 350 kilogramë u sekuestruan në shtëpinë e një shtetasi shqiptar të quajtur Altin Drimadha.

Banesa e Altin Drimadhës në San Paulo në Brazil është bastisur nga policia më 7 qershor. Ajo ruhej nga dy shtetas brazilianë të armatosur të cilët u vunë në pranga nga policia.

Gjatë kontrollit përveç 350 kilogramë kokainë të pastër të paketuar në kuti Luis Vuitton u gjetën edhe 300.000 dollarë amerikanë dy telefona celularë të koduar, dy armë sulmi AK 47 dhe një USB.

Në USB ndodhej një video e cila tregonte procesin e ngarkimit të një sasie kokaine në një anije në portin e shtetit Sao Paulo të Brazilit. Pavarësisht se sasia e saktë e substancës ishte ende për t’u përcaktuar, pamjet kishin një vulë, datë dhe orë dhe ekspozonin qartë kodin e saktë të anijes ku droga ishte fshehur.

Hetimet e mëtejshme dhe analiza e detajuar e pamjeve çoi në identifikimin e jahtit ku fshihej droga. Sipas autoriteteve braziliane, anija me flamur maltez ishte nisur muaj më parë nga porti i Monaco-s. 7 anëtarë të ekuipazhit kishin mirëpritur në bord një grup prej 6 studentësh filozofie nga Universiteti i Sunshine Coast, Queensland, Australi.

Ata kishin qenë sëfundmi në Nice dhe ishin gati për të ndërmarrë ekspeditën e tyre në Brazil. Sipas planit, ata fillimisht lundruan në brigjet spanjolle, në ngushticën e Gjibraltarit dhe rreth ishujve Kanarie për të shkuar më pas në Oqeanin Atlantik, me qëllim portin e shtetit të Sao Paulo, si destinacioni final.

Por ndërkohë që ishin larguar nga Sao Paolo në drejtim të Lisbonës, falë USB-së, autoritetet braziliane njoftuan mënjëherë homologët portugezë që ta ndalonin jahtin gjatë kohës që do të qëndronte në kryeqytetin portugez, përpara se të kishte mundësinë që të vijonte rrugën për të Brisbane, Australia, në Gusht, sipas itinerarit.

Falë autoriteteve, ngarkesa nuk arriti kurrë në destinacionin e saj final. Më 8 Qershor, në momentin që anija kishte hyrë në ujërat portugeze, jahti u ndalua dhe në pranga ranë 13 personat që ndodheshin në bordin e tij.

Brenda tij, autoritetet gjetën plot 650 kg kokainë të pastër e paketuar njësoj si ajo në shtëpinë e shqiptarit në Sao Paulo. Destinacioni i saj ishte Brisbane e Australisë.

Nga mbledhja e informacioneve të inteligjencës konfirmohet se në këtë rrjet është i përfshirë edhe një tjetër shqiptar, përveç Altin Drimadhës. Ai besohet se është në krye të organizatës kriminale dhe ka të shkuar kriminale në Australi.

Ju sugjerojmë

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Para
Dumani mori porosi ta vriste, merret në mbrojtje oficeri i policisë

Dumani mori porosi ta vriste, merret në mbrojtje oficeri i policisë

TIA: Për të udhëtuar drejt Italisë ose Greqisë duhet të plotësoni…

Turqia heq kufizimet anti-Covid për qytetarët shqiptarë

Vrau 8-vjeçarin, përfundojnë hetimet për Çalamanin: E përdhunoi para se ta vriste

Vrau 8-vjeçarin, përfundojnë hetimet për Çalamanin: E përdhunoi para se ta vriste

TE FUNDIT

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
22 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së...

Lexo më shumë

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
22 Nëntor, 2025

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga...

Lexo më shumë

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com