Kronikë

Sekuestrohen mjete prerëse dhe një telefon në burgun e Fierit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:54 - 28/02/22 |
Opi Nion

Forca Operacionale në IEVP Fier, kanë kryer një kontroll të befasishëm në godinën B të burgut të Fierit.

Policia bën me dije se gjatë kontrolleve, janë gjetur një mjet prerës rreth 15 cm të gjatë si dhe shtizë të përshtatur si mjet shpues.

Kontrolli ka vijuar edhe në godinën e paraburgimit, ku në ambientet e përbashkëta, brenda lavatriçes është gjetur një telefon celular, Nokia. Karikuesi i këtij telefoni u gjet në po të njëjtën godinë, në ambientet e dusheve.

Autoritetet vijojnë kontrollet për të sekuestruar sende të tjera të kundraligjshme që mund të gjenden në ambientet e burgut./ Opinion.al

Pas