Bota

“E izoluar nga sistemi financiar global”, rubla ruse bie pas sanksioneve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 28/02/22 |
Opi Nion

Rusia ka rreth 630 miliardë dollarë rezerva – një rezervë kursimesh – e krijuar nga rritja e çmimeve të naftës dhe gazit.

Por për shkak se shumë nga këto para ruhen në valuta të huaja si dollari, euro dhe stërlina si dhe ari, një ndalim perëndimor për marrëdhëniet me bankën qendrore të Rusisë e kufizon Moskën nga aksesi në para.

Në vazhdën e sanksioneve të shpallura të hënën, vlera e monedhës ruse, rubla, ra deri në 40% kundrejt dollarit amerikan.

Will Walker-Arnott, menaxher i lartë i investimeve në Charles Stanley, i tha BBC-së se “duket sikur Rusia po bëhet gjithnjë e më shumë një pabesë ekonomike, gjithnjë e më shumë e izoluar nga sistemi financiar global”./Opinion.al

Pas