Kronikë

Sekuestrohen arsenal armësh në Elbasan, dyshohet se…


               Publikuar në : 17:07 - 09/07/19 |
Opi Nion

Policia ka sekuestruar një arsenal armësh të sofistikuara në një magazinë në Elbasan.

Aksioni është ndërmarrë më 1 korrik, ndërsa dyshohet se armët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal të kësaj zone.

Magazina në të cilën u sekuestruan armët ndodhej në aksin Elbasan-Papër.

Kjo çështje është ende nën hetimi dhe nuk ka detaje nga ana e Policisë së Shtetit, e cila duket se e ka mbajtur të fshehtë këtë operacion në qytetin e Elbasanit.

Ndërkohë, hetime po kryen për gjetjen e gjurmëve të gishtërinjve të personave që mund të kenë përdorur këto armë.

Deri më tani ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga ana e policisë në lidhje me detajet e këtij aksioni./ Opinion.al E.Xh.

Pas