Kronikë

Me pistoletë në lokal, arrestohet 45-vjeçari


               Publikuar në : 17:46 - 09/07/19 |
Opi Nion

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia pasi, mbante armë zjarri në brez në ambientet e një lokali.

I arrestuari është identifikuar me inicialet M.N., lindur në Shkodër dhe banues në Valias të Kamzës. Arrestimi i tij është bërë pas denocimit të një qytetari në Komisariatin Dixhital.

Pas marrjes së denoncimit policia ka bërë të mundur arrestimin e 45-vjeçarit, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet arma e zjarrit, tip pistoletë. Ndërkohë në banesën e tij, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhe 17 fishekë pistolete.

Mbi M.N. rëndon akuza “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”./ Opinion.al E.Xh.

Pas