Aktualitet

Sekuestrohen 33 mijë $ të padeklaruara,ishin fshehur në çantën e laptopit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:57 - 04/07/21 |
Opi Nion

Një shumë prej 33 mijë dollarësh është sekuestruar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, teksa bëhet me dije se ishin të padeklaruara.

Nga njoftimi i policisë mësohet se shuma e parave ishte e fshehur ë çantën e laptopit të shtetasit turk N. P., 43 vjeç, ndaj të cilit ka nisur tashme procedimi penal.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas në bashkëpunim me shërbimet e Doganës Rinas dhe Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin turk N. P., 43 vjeç.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën e laptopit, 33000 dollarë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në vijim të veprimeve, shtetasi N. P., u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e dollarëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Pas