Aktualitet

Sekuestrohen 15 mijë euro në Rinas, ku i kishte fshehur 37-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:11 - 01/07/21 |
Opi Nion

Një 37-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht pasi ka tentuar të kalojë 15 mijë euro në Rinas, të cilat nuk i kishte deklaruar.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në vijim të kontrolleve të imtësishme, në bazë të analizës së riskut, në dalje në PKK Rinas, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar të bagazheve, shtetasin kosovar Sh. Th, 37 vjeç, i cili udhëtonte për në Dubai. Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur të fshehura në çantën  e shtetasit kosovar, 15000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar”, njofton policia.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi Sh. Th. u procedua penalisht për veprën ”Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e eurove.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas